GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Histeri lufte”, debati i fortë SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit për Ukrainën

09:45 - 01/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Histeri lufte”, debati i fortë SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit për Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një debat të ashpër mbi krizën në Ukrainë. Përfaqësuesi rus u shpreh për “histeri lufte”, kolegia e tij amerikane e kundërshtoi.

Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi në Nju Jork një takim të hapur për krizën në Ukrainë. Ky ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Perëndimi ka frikë nga një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

“Diskutimet rreth kërcënimit të afërt të ndonjë lufte janë provokuese në vetvete. Ato tingëllojnë pothuajse si thirrje dhe duan që kjo të ndodhë”, tha ambasadori rus në OKB Vasily Nebensia. Nebensia tha se diskutimi për grumbullimin e më shumë se 100,000 ushtarëve pranë kufirit me Ukrainën është ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij.

Rusia ka dislokuar vazhdimisht trupa brenda kufijve të saj pa shkaktuar histeri. Ambasadori rus në OKB tha se e refuzon seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit si “diplomaci megafonike”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield foli për “mobilizimin më të madh të trupave në Evropë prej disa dekadash” dhe tha se dislokimi i më shumë se 100,000 ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën përbën një “kërcënim për sigurinë ndërkombëtare” dhe justifikon një publik. Ajo po ashtu paralajmëroi për një “rrugë të rrezikshme” drejt luftës.

Ambasadori rus në OKB Nebensia mohoi se në kufi ishin dislokuar vërtet 100,000 ushtarë. Ai gjithashtu nuk bëri asnjë lëshim për të lehtësuar situatën dhe u largua nga takimi para se ambasadori i Ukrainës prano OKB-së, Sergei Kyslytsya, të merrte fjalën. Kyzlytsya theksoi se Moska ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të besueshëm për veprimet e saj ushtarake. “Prioritet” ka sipas tij një armëpushim në Donbas në Ukrainën lindore.

Në fillim të takimit, Rusia u përpoq ta shmangte takimin në sekondën e fundit me votim. Megjithatë 10 nga 15 shtetet anëtare, votuan pro diskutimit të hapur.

SHBA dhe Britania e Madhe paralajmërojnë

Në fillim të takimit presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një zgjedhje diplomatike të konfliktit. Nëse Rusia “vendos të dalë nga diplomacia dhe të sulmojë Ukrainën, ajo do të mbajë përgjegjësinë dhe do të përballet me pasoja të shpejta dhe serioze”, paralajmëroi ai.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, njoftoi për sanksione të reja, të cilat mund të zbatohen ndaj kujtdo në shtetin rus që është bashkërisht përgjegjës për një sulm ndaj Ukrainës. Pasuritë që mund të kenë personat përkatës në Britaninë e Madhe do të ngrihen dhe atyre do t’u ndalohet të hyjnë në Britaninë e Madhe. /DW

 

Etiketa: RusiSHBA

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Tiranë, marrin flakë 3 makina në orët e para të mëngjesit

Tiranë, marrin flakë 3 makina në orët e para të mëngjesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com