Në fund të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani shpjegon sërish se vila ku banon Naxhija thjesht është e paregjistruar megjithëse ajo i ka patur me kohë dokumentet e nevojshme. Nga ana tjetër, mbetet ende problemi se ku do të banojë Luljeta që ka shitur shtëpinë pas premtimit të motrës se do të jetojnë së bashku.
Naxhija thotë se gjithçka do të zgjidhet dhe ashtu siç bëri edhe më herët, falenderon dhe duartroket sërish Eni Çobanin. Gjesti i saj nxit moderatorin e programit “E Diela Shqiptare në Tv Klan, Ardit Gjebrean që ta përmbyllë seancën e ndërmjetësimit me një reagim epik.
Eni Çobani: Që nesër do t’i drejtohemi hipotekës, e para për të parë se kush është statusi juridik i kësaj prone sot në Elbasan dhe e dyta, nëse nuk ka akoma certifikatë pronësie, do të fillojmë të bëjmë aplikimin siç bëhet me e-Albania normalisht, me një adresë të zonjës dhe do të shikojmë ç’përgjigje do të na vijë. Por nuk është vetëm kjo. Me Luljetën çfarë do të bëjmë?
Luljeta: Unë nuk e fal.
Eni Çobani: Që ti nuk e fal duket se erdhe deri këtu, por tani çfarë i kërkon nëse kjo s’të fut në shtëpi, çfarë do bësh?
Luljeta: Unë kam hallin tim.
Eni Çobani: Do kërkosh paratë që shite shtëpinë?
Luljeta: Siç më ka premtuar do m’i kthejë lekët ajo. Ajo më premtoi.
Naxhije: Do kthehet zonja Eni, çdo gjë do kthehet, çdo gjë do shkojë në rrugën e duhur.
Eni Çobani: Do kthehet shtëpia jote apo paratë e Luljetës? Se më duket se s’po dëgjon mirë.
Naxhije: Edhe shtëpia ime do zgjidhet zonja Eni, faleminderit.
Eni Çobani: O zonjë, tani më fal se realisht më habit. Po tani, letrat i ke pasur në dorë.
Naxhije: Nuk i kam pasur në dorë zonja Eni, tani u gjetën. T’i kishim në dorë do ishin bërë me kohë e me vakt. Nuk kishim asnjë gjë.
Eni Çobani: Diçka nuk shkon.
Ardit Gjebrea: Mua më duhet ta mbyll dhe të them faleminderit zonja Eni!
Naxhije: Faleminderit zonja Eni!
“Bravo, faleminderit!”, Naxhija duartroket Eni Çobanin: Po bën shaka më duket!
Naxhija thotë se nuk e pranon dot motrën e saj, Luljetën në shtëpi për shkak të një problemi dokumentacioni. Kjo ka thyer premtimin e Naxhijes për të jetuar së bashku ndaj motrat konfliktohen nëë “Shihemi në Gjyq”.
Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Naxhija rrëfeu se djalin e saj të parë ia ka dhuruar kunatës që ishte pa fëmijë. Me këtë djalë, ajo sot nuk gëzon marrëdhënie të mira dhe thotë se është arsyeja pse nuk mund ta mbajë premtimin ndaj së motrës.
Eni Çobani i shpjegon se nuk ka asnjë pengesë me dokumentacionin e shtëpisë pasi vërtetimi i faktit nga gjykata dhe leja e ndërtimit, të lëshuara që në vitin 1992 i përkasin bashkëshortit të Naxhijes. Djali i saj nuk është i regjistruar në emrin e prindërve biologjikë, por atyre adoptues megjithatë Naxhija vijon të refuzojë.
Eni Çobani: Moj çfarë problemi ke me djalin se unë nuk e kuptoj tani? Ti i ke të tëra në emrin tënd. Këto janë të Muharrem Sinanajt. Djali nuk është djali i Muharrem Sinanajt. Është djali biologjik i Muharremit, por në fakt është djali i birësuar i një babai tjetër, me një mbiemër tjetër.
Ardit Gjebrea: Kam një pyetje. Pse zonja Naxhije ato që ju konsideroni dokumente, nuk i konsideron dokumente.
Naxhije: Këtë pyetje po i bëj edhe unë pra, këtë s’po kuptoj tani. Letrat janë me emrin Naxhije, ajo thotë s’kam letra. Kjo pra është. Tani ose këtu ka një qëllim, më vjen keq zonja Naxhije se jeni në moshë dhe ju respektoj për gjithë dhimbjen tuaj. Tani, ose keni një qëllim brenda vetes që këtë banesë me ndërgjegje doni t’ia lini këtij djali për shkak të asaj mungese dashurie që nuk keni arritur t’ia jepni në gjithë këto vite dhe po thoni këtu një gjë tjetër nga ajo që mendoni dhe është e drejta juaj t’ia jepni e t’ia dhuroni kujt të doni. Por në fakt këto letra dhe kjo shtëpi është e Muharrem Sinanajt. Pra, shtëpia dhe dyqani janë të Muharrem Sinanajt.
Naxhije: Bravo zonja Eni, bravo, faleminderit! (Naxhija duartroket). Bravo faleminderit!
Eni Çobani: Po bën shaka më duket. S’ka nevojë të duartrokasësh ti për këtë që them unë. Më vjen keq. Unë po them një të vërtetë, ju s’doni ta pranoni, por kjo është një e vërtetë. (I drejtohet Luljetës). Motra juaj është me letra. Do t’ia dhurosh djalit të birësuar? Thuaje këtu burrash dhe unë prapë do të të shtrëngoj dorën se e ke djalë, e ke bërë ti. S’ke patur mundësi ta rritësh dhe tani ti ndien një mungesë, por kësaj motrës t’ia kishe thënë të vërtetën.
Eni Çobani shpjegon se pretendimi i Naxhijes për shtëpinë e vendosur në emër të djalit të saj të parë, mund të jetë për pronën e vjehrrit të ndjerë. Gjithsesi, fokusi është te vila dykatëshe ku jeton Naxhija e cila e ka dokumentacionin përkatës, por thjesht nuk është regjistruar.
Ardit Gjebrea: Po te shtëpia e re pse s’ka dokumente?
Eni Çobani: Sepse zonja nuk e ka regjistruar. Është dashur që këto dy dokumente, me një kërkesë dhe me një dëshmi trashëgimie të bashkëshortit, t’i drejtohej institucionit të kadastrës dhe të regjistronte pronën.
Ardit Gjebrea: Por mund ta bëjë?
Eni Çobani: Patjetër, patjetër! Po këtë do bëjmë!
Naxhije: Rrofsh moj zonja Eni, rrofsh moj zonja Eni! (Naxhija duartroket sërish).
Naxhija numëron fatkeqësitë: Fëmijën e parë ia dhurova kunatës, mbeta vejushë në moshën 28-vjeçare…
Luljeta ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” motrën e saj, Naxhijen për një premtim të pambajtur. Ajo ka shitur shtëpinë pasi Naxhija i kishte premtuar se do të jetonin bashkë në shtëpinë e saj, por kjo nuk është realizuar.
Gjatë debateve me motrën në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Luljeta thotë se Naxhija i ka dhuruar kunatës fëmijën e saj të parë. Naxhija shpjegon se është martuar në moshën 15-vjeçare për t’u kujdesur për vjehrrën e sëmurë me sklerozë.
Kunata e saj ishte e martuar, por pa fëmijë dhe ndaj bashkëshorti i Naxhijes vendos që t’ia dhurojë asaj djalin e tij të parë.
Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?
Naxhije: 17 vjeçe.
Naxhije: Erdhi fëmija i parë në jetë zoti Ardit dhe kunata nuk kishte fëmijë. Ngrihet bashkëshorti, ia dhuron fëmijën. 3 muajsh e mbajta, 3 muajsh, sa lindi fëmija i parë.
Ardit Gjebrea: A të pyeti ty?
Naxhije: Nuk pyeti, nuk pyeteshim. Llafi ligj bëhej llafi i burrit. Në atë kohë ajo ishte.
Eni Çobani: Si mund të merret fëmija i parë?
Luljeta: Si ka mundësi moj motra ime t’i dhurosh ti fëmijën, krijesën dhe të të lërë sot ty rrugëve moj? Ku je ti, deri sot ku jetove moj? Nuk kishe ti të drejtë të kërkoje?
Eni Çobani: Kush e ka marrë fëmijën e parë të lutem që e ke pasur djalë apo jo?
Ardit Gjebrea: Pra motra e bashkëshortit.
Naxhije: Po, ia dha të motrës. Vdiq vjehrri, vdiq vjehrra kur erdhën momentet. Në ’92 kemi bërë shtëpitë zonja Eni.
Eni Çobani: Kush i ka bërë pra? I ke bërë ti me burrin apo jo?
Naxhije: Unë me burrin. Në ’96 më vdes burri, 40-vjeçar, i ri fare zonja Eni.
Eni Çobani: Të vdes edhe burri?
Naxhije: Vdes edhe ai.
Eni Çobani: Dhe që nga viti, më fal, në ’96 sa vjeç ishe?
Naxhije: 28-29 vjeçe.
Eni Çobani: Dhe që atëherë s’je martuar më?
Naxhije: Jo.
Ardit Gjebrea: Naxhije, ke fëmijë të tjerë?
Naxhije: Kam dy, çun e gocë. Edhe sot e kësaj dite kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre zonja Eni. Kjo ishte fatkeqësia, sot e kësaj dite asnjë lloj letre se do i bënte kunata.
Ardit Gjebrea: Ai fëmijë është i regjistruar në emrin tënd apo të kunatës?
Naxhije: Fëmijën me letra, kunata e mori.
Naxhija shton se me djalin e saj të parë nuk gëzon marrëdhënie të mira.
U martua në moshën 15-vjeçare, trondit Naxhija: Donin të kujdesesha për vjehrrën me sklerozë
Luljeta dhe Naxhija janë dy motra nga Elbasani që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për një konflikt mes tyre. Luljeta e ka sjellë motrën në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan sepse ndihet e zhgënjyer prej saj për shkak të premtimit për të jetuar bashkë që Naxhija nuk e ka mbajtur.
Naxhija e pranon këtë, por thotë se edhe ajo vetë ndodhet në mes të 4 rrugëvve edhe pse jeton në një vilë dykatëshe. Këtë pretendim ajo e ngre për shkak se mendon se nuk ka asnjë dokumentacion.
Nisur nga premtimi i Naxhijes, Luljeta e ka shitur shtëpinë e saj dhe tani nuk ka ku të banojë. Ajo e konsideron problemin e motrës si një prej gabimeve që ka bërë në jetë teksa zbulon se Naxhija e ka falur fëmijën e saj të parë.
Kjo deklaratë nxit kureshtjen e të gjithëve dhe Naxhija e pranon, por nis që fillimisht të tregojë rrethanat ku është ndodhur përpara se të ndodhte kjo ngjarje.
Naxhije: Jam martuar që 15 vjeçe.
Eni Çobani: Po, e ke pranuar vetë, shumë gabim ke bërë megjithatë je martuar, shumë mirë.
Naxhije: Zonja Eni, në atë kohë nuk na pyeste njeri.
Eni Çobani: Po, sigurisht, e kuptoj. Në çfarë viti?
Naxhije: Kam gjetur 2 prindërit e bashkëshortit.
Ardit Gjebrea: Më fal, je martuar 15 vjeçe?
Naxhije: 15 vjeçe zoti Ardit se ishte vjehrra me sklerozë e do i bëja hyzmet dhe sot e kësaj kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre. Hyra 15 vjeçe, u plaka, 60 vjet u bëra, s’kam asnjë lloj letre, po më nxjerrin nga shtëpia.
Eni Çobani: Zonja Naxhije, më fal se duhet të flasim një çikë me kujdes. Një fëmijë 15 vjeç, çfarë hyzmeti do bëje ti se ti ishe për hyzmet për vete?
Naxhije: Për hyzmet ishim atëherë.
Ardit Gjebrea: A ke bërë shkollë?
Naxhije: Unë kam bërë kur u martova, gjimnazin. Bëra edhe kurs infermiere dhe kaq. Mbarova klasën e tetë, u martova pastaj u bëra aty që fillova bëra gjimnaz.
Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?
Naxhije: 17 vjeçe./tvklan.al
Discussion about this post