GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Historia e Benzemasë, nga rrugët e Lionit në ndeshjen e 600 ndeshje kundra Sitit

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
 “Në apel për të artën”, L’Equipe “kurorëzon” Benzeman përpara sfidën me Chelsean në Champions
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Karim Benzema la rrugët e Bron-Terrajos para 26 vitesh por ai ende e kujton kaosin e bukur të shtëpisë së tij në periferinë e madhe të Lionit.

“SunSport” ka udhëtuar në shtëpinë e sulmuesit të Realit, në klubin ku bëri hapat e parë. Ylli francez ishte një djalë i ndrojtur dhe i dobët, i cili mbytej nga zhurma e motorëve dhe sirenave në rrugët e lagjes.

Benzema ka jetuar 50 metra larg klubit të tij të parë, SC Bron-Terrajo, me 4 motrat e tij, 3 vëllezërit dhe prindërit në një bllok banesash sociale. Si shumë prej “banlieues” (periferive) të Francës, ndërtuar në vitet 1960 kryesisht për emigrantët afrikano-veriorë, ajo njihet si një zonë e krimit.

Frederik Rigole ka qënë trajneri i parë i Benzemasë në vitin 1995 dhe sot mësues i nipërve të tij, flet për sulmuesin francez duke thënë se ai ishte trupvogël dhe i dobët, vëllezërit e tij kishin më shumë muskuj dhe ishin më të gjatë. Ai tregon se Benzema nuk fliste dhe ishte shumë i ndrojtur, madje ende nuk flet shumë. Kur ishte i vogël thjesht luante futboll dhe mbante një top në duar. Madje kur ishte pak më i madh, rreth moshës 14-15 vjeç, kthehej dhe stërvitej vetëm përballë murit kur nuk kishte stërvitje.

Familja e madhe e Benzemasë i ka shumë prej pjesëtarëve të saj ende në zonën e mëparshme. Motrat e tij qendrojnë në anë të fushës për të parë fëmijët e tyre teksa stërviten por është e lehtë të dallosh nipërit dhe mbesat e tij, pasi mbajnë fanellat me numrat 9 të të sulmuesit me Realin.

“Sinqerisht nuk mund ta kishim imagjinuar që do të bëhej lojtari që është sot. E kam stërvitur me qejf, por nuk e dija që do të bëhej ylli që është sot”, -thotë Rigole.

Babai i tij Hafid ka emigruar në Francë nga e njëjta zonë  verilindore e Algjerisë që ka qënë emigruar edhe prindërit e Zinedin Zidanit ndërsa mamaja e Benzemasë, Vahida ka lindur dhe është rritur në Lion. Ata vendosën të jetojnë pas linjave të metrosë së Lionit në zonat e varfra ekonomikisht, por prindërit u kujdesën ta mbanin Benzemanë larg problemeve.

Kur ai u bë pjesë e ekipit të  Lionit në 1997, ata i kërkuan klubit që të kujdesej që ta mbanin atë larg rrugëve. Mamaja e tij i kërkoi Lionit që Benzema të qëndronte atje, kështu që ai jetonte në qendrën stërvitore dhe nuk kthehej. Nuk donin të jetonte në Bron dhe e bënë për ta mbrojtur. Normalisht Lioni nuk e pranonte një gjë të tillë, sepse ata preferonin që dhomat t’ua jepnin fëmijëve që vinin nga larg, por për Karimin bënë tolerim.

Sipas Rio Ferdinand “Topi i Artë” duket të ketë së shpejti emrin e bomberit madrilen të shkruar sipër tij. Sulmuesi 34-vjeçar po kalon një  formë fantastike dhe ndaj Mançester Sitit sot regjistron ndeshjen e 600-të me fanellën e Realit.

Benzema ka shënuar 15 gola në 11 ndeshjet e fundit dhe 44 në total këtë sezo dhe ka shënuar 9 gola që kur u rikthye me “Gjelat” përpara “Euro 2020”, edhe pse qytetarët e BronTerrajos nuk do ta harrojnë kurrë përjashtimin e tij.

Ata thonë se nuk e shihnin Francën kur luante, nuk u interesonte fare.

Në fund të sezonit, Karim Benzema pritet të ngrejë trofeun e katërt në kampionatin spanjoll përpara se të kthehet në Bron por ai është ende ai djali i qetë i rrugëve që lanë këmbët e tij të flasin.

Etiketa: historia e tijKarim Benzemakundra Sititndeshja e 600

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com