GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Historia e trishtë, si u krye ekzekutimi i parë i një gruaje në karrige elektrike

19:13 - 18/05/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e trishtë, si u krye ekzekutimi i parë i një gruaje në karrige elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Martha Garrettson, e cila lindi më 18 shtator 1849 në Nju Xhersi, po bënte një jetë normale, ishte e martuar dhe kishte një djalë. Megjithatë, burri i saj u largua nga shtëpia pavarësisht fëmijëve të tyre dhe më vonë vdiq. Në pamundësi për të luftuar e vetme, Martha-s iu desh të jepte djalin e saj për birësim.

Martha më vonë shkoi të punonte si shërbëtore për një burrë të ve të quajtur William Place. Burri kishte gjithashtu një vajzë të re 17-vjeçare të quajtur Ida. Marrëdhënia midis William dhe Martha-s u shndërrua në dashuri dhe të dy u martuan shpejt. Por, lumturia martesore nuk zgjati shumë.

Nuk kaloi shumë dhe zemërimi i Martha Place ndaj Ida-s do të bëhej i dhunshëm. Në mëngjesin e 7 shkurtit 1898, shpërtheu një përleshje midis William dhe Martha-s dhe vajza e vogël e shtëpisë mori anën e babait të saj. Sipas The New York Times, Martha Place i tha policisë:

Vajza mori anën e të atit, si gjithmonë dhe kur shkova për të folur me të, ajo më përplasi derën e dhomës së saj në fytyrë. Kjo më inatosi, kështu që mora pak acid nga tavolina e burrit tim dhe ia hodha në fytyrë.

Por, mesa duket nuk u mjaftua me kaq, pasi ndërsa Ida përpëlitej nga dhimbja, mjekët dyshuan se Martha e kishte mbytur vajzën e burrit me çarçaf. Por, për Martha-n, nuk kishte mbaruar ende. Ajo kapi një sëpatë dhe e priti burrin e saj William deri në mbrëmje dhe kur ai u kthye në shtëpi në mbrëmje, ajo e vrau. Kur William doli në rrugë, i gjakosur dhe duke bërtitur për ndihmë, Martha iku në kuzhinë dhe u përpoq të vriste veten duke ndezur gazin. Por, policia erdhi në kohë dhe e arrestoi.

Martha Place u shpall fajtore për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Avokati i saj u përpoq të zbusë dënimin, por nuk pati sukses. Dënimi i Martha-s u mbulua shumë edhe në media sepse sapo ishte përdorur metoda e karriges elektrike dhe kjo ishte hera e parë që një grua dënohej me të tillë metodë.

Më 20 mars 1899, Marta veshi një fustan të zi dhe shkoi në dhomën e ekzekutimit. Atje, gjinia e Place krijoi disa pengesa për xhelatët e saj. Flokët e saj të trashë dhe gri duhej të shkurtoheshin në mënyrë që të vendoseshin elektroda në ballin e saj dhe fundi i saj i gjatë u pre në mënyrë që elektroda të vendoseshin pa i ekspozuar kyçet e këmbës.

E ulur në karrige, Marta tha fjalët e saj të fundit:

Zoti më ndihmoftë.

Pastaj xhelati dërgoi 1760 volt energji elektrike në trupin e saj. Disa sekonda më vonë, Martha Place, asokohe 49 vjeç, vdiq pa bërë as më të voglën zhurmë apo reagim. /Top Albania Radio/

Etiketa: ekzekutimigruaspare

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte!
Aktualitet

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte!

16:30 - 22/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Pas largimit të Bashës/ Hajdari: Mundësi e mirë që PD mos të përdoret për interesa personale

Rudina Hajdari: PD duhet të shkojë në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?
Aktualitet

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania?

08:27 - 26/12/25

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 26/12/25
FMN hedh në kosh propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

FMN: Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike

07:57 - 26/12/25
Erdogan: Do të diskutoj me Trump furnizimin e avionëve luftarakë F-35 dhe F-16

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025

07:41 - 26/12/25
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com