GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Historia shokuese e policit të RENEA-s që qëlloi me shpullë Martinajn

21:52 - 19/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku nisi operacioni? Eksperti për Ervis Martinajn: Kërkohet i gjallë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A.T, (emri dhe inicialet e oficerit janë ndryshuar për efekt të ruajtjes së identitetit të tij), ishte nga ata oficerë të rinj, që mund të kishte patur të ardhme në Policinë e Shtetit.

Pas një kohe të shkurtër si polic i Shqiponjave në Tiranë, oficeri, i frymëzuar për rendin dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, konkurroi dhe u bë pjesë e repartit elitar RENEA, por karriera e tij nuk zgjati shumë.

Dy operacione të njëpasnjëshme, ku ai pa një realitet të ndryshëm nga pasioni për ligjin, si dhe dyshimet se efektivët tradhtohen nga brenda radhëve, e çuan drejt dorëheqjes së parevokueshme nga Policia e Shtetit.

Ishte viti 2020, kur RENEA u urdhërua të kontrollonte befasisht bizneset e Ervis Martinajt, në atë kohë një emër i pandëshkueshëm dhe i fuqishëm.

A.T., e kishin mësuar se, kur RENEA hyn për kontrolle dhe për kapjen e personave të rrezikshëm, parimi i sigurisë, që zbatohet, është shtrirja barkas dhe prangosja e kujtdo. Ky ishte standardi, që po ndiqte atë ditë polici i ri, kur i armatosur dhe me maskë rasti e solli që ai të urdhëronte të ulej në tokë vetë Ervis Martinajn. Kur efektivi i specialëve u ndesh me kundërshti, reagoi, duke e shtrirë me forcë dhe në një moment shokët e tij panë, kur në aksion e sipër e qëlloi me shuplakë të njohurin si mbreti i lojërave të fatit, por ajo që pa A. T., pak minuta më vonë e shembi profesionalisht.

Ai vërejti disa eprorë të tij, duke ngushëlluar Ervis Martinajn, duke e qetësuar me fjalët: “Mos u mërzit”.

Nën anonimitet, miqtë e A. T., oficerë në RENEA, flasin për INA MEDIA-n mbi pikën e thyerjes së ish-policit, që tani shërben si profesor në një fakultet.

“Pas këtij momenti, ne vazhduam kontrollet, por e vërejtëm kolegun të shtangur nga skena me eprorët. Na mblodhi më pas dhe deklaroi: “Do ta lë policinë. Kjo polici nuk është ajo që unë doja”.

Mes policëve të repartit special kishte kohë që gumëzhinin thashethemet, nëse tradhtoheshin apo jo nga vetë radhët e tyre apo nga kush. Me dyshimet se u dekonspiruan, aksionet e dështuara ndër vite e kthyen RENEA-n pa të kërkuarit Gëzim Çela, ish-oficer policie, i dyshuar si trafikant, Talo Çela, Klement Balili dhe Ervis Martinaj.

Një nga efektivët veteranë në RENEA shton: “Hera e parë, kur mbërritëm për kontroll blic në Fushë Kuqe, ishte pas një informacioni se aty ishte rrahur një kryetar bashkie nga veriu i vendit. Ai kishte luajtur bixhoz dhe kishte humbur shumë. U bë briefing dhe u nisëm. I neutralizuam dhe i mbajtëm shtrirë edhe klientët. Aty gjetëm makina luksoze dhe çelësat në kuadër. Më vonë mësuam se aty kishin qenë Bajrat dhe ishin larguar, pa mbërritur ne. E kuptuam që dikush kishte njoftuar dhe të gjithë kishin ikur. Ervis Martinajn e çuam në policinë lokale bashkë me mjetin e blinduar dhe më pas ai doli”, – kujton ngjarjen e para tre viteve oficeri./Dita

Etiketa: Ervis Martinaj

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
U kap në shtëpi bari në Angli, burg për të riun shqiptar

Zbulohet shtëpi bari në Dimal, 5 të shoqëruar në polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com