GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Historike/ Suedia në NATO, Parlamenti hungarez ratifikon dokumentin

17:52 - 26/02/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Historike/ Suedia në NATO, Parlamenti hungarez ratifikon dokumentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finlandës kohët e fundit, është zgjerimi më i rëndësishëm i aleancës që nga vitet ‘90 kur ajo përfshiu në radhët e veta shtetet e Evropës Lindore.

Gjatë fjalimit të sotëm në Kuvend, Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se Hungaria “mbështet anëtarësimin. NATO-ja është një aleancë e mbrojtjes. Ne bëjmë aleanca për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast të një sulmi nga jashtë. Nuk ka ndonjë angazhim më serioz se ky.”

Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO vjen pas vizitës së Kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, javën e kaluar në Budapest, gjatë të cilës dy shtetet nënshkruan një marrëveshje për armatim. Kryeministri Orban tha se bashkëpunimi mes Suedisë dhe Hungarisë në fushën e mbrojtjes dhe anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojnë sigurinë e Hungarisë.

“Kemi një marrëdhënie të gjatë me shtetin nordik dhe kemi patur edhe mosmarrëveshje. Shumë njerëz nga jashtë provuan të ndërhyjnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tona. Ata jo vetëm që nuk kanë ndihmuar, por kanë penguar. Hungaria është shtet sovran dhe nuk toleron diktatin e të tjerëve mbi të, qoftë për përmbajtjen e marrëveshjes apo kornizën kohore të saj,” theksoi kryeministri hungarez Orban.

Stokholmi braktisi politikën e neutralitetit në këmbim për siguri më të madhe përmes NATO-s pas sulmit të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022. Herën e fundit që shteti nordik ka marrë pjesë në një luftë ishte në vitin 1814.

Sipas udhëheqësve perëndimorë, me anëtarësimin e Suedisë në NATO, Presidenti rus Vladimir Putin arriti pikërisht atë që donte të shmangte kur filloi luftën në Ukrainë – zgjerimin e aleancës.

Vendimi i Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO vjen pas anëtarësimit të Finlandës, duke u bërë vendi i 32-të i aleancës. Por Suedia, për dallim nga Finlanda, u përballë me vonesa të imponuara nga Turqia dhe Hungaria, të dyja këto shtete që vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me Rusinë në krahasim me anëtarët e tjerë të aleancës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Turqia e kushtëzoi ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë me kërkesat për veprim më të ashpër ndaj militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, që sipas saj ka krijuar baza në Suedi. Suedia ndryshoi ligjet dhe rregullat rreth shitjes së armatimit për të kënaqur Turqinë. Ndërkohë Presidenti turk Tajip Erdogan e lidhi ratifikimin me miratimin e Shteteve të Bashkuara për shitjen e aeroplanëve luftarak F-16 Turqisë.

Vonesat e Hungarisë në procesin e ratifikimit ishin më pak të qarta. Budapesti kryesisht ishte i pakënaqur me kritikat e Suedisë për drejtimin që po merr demokracia në Hungari nën udhëheqjen e kryeministrit nacionalist Orban më shumë se që kishte ndonjë kërkesë konkrete.

Por pas ratifikimit nga Turqia, trysnia ndërkombëtare ndaj kryeministrit Orban u shtua.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO pritet të kontribuojë në planifikimin e çështjeve të mbrojtjes dhe bashkëpunimit në pjesën veriore të aleancës. Ajo sjell në aleancë burime të rëndësishme, siç janë nëndetëset të afta për kushtet e operimit në Detin Baltik dhe një flotë të madhe aeroplanësh luftarak Gripen të prodhimit suedez krahas rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes që pritet të arrijnë deri në 2 për qind të prodhimit të saj të brendshëm./ VOA

Etiketa: HungariaNATOsuedia

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
VIDEO/ “Ke bërë vetëm intriga…”, Fationi përplaset me Gazin

VIDEO/ "Ke bërë vetëm intriga...", Fationi përplaset me Gazin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com