GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Holandezja” Elena Pici në krye të “Air BP” në Rinas, evazion me 1.4 MLD lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
“Holandezja” Elena Pici në krye të “Air BP” në Rinas, evazion me 1.4 MLD lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Air BP” që furnizon avionët në Aeroportin e Rinasit me vaj dhe karburant, ishte shumë serioze në pagimin e detyrimeve, përpara vitit 2022. Në këtë vit, kur shiti gjysmën e aksioneve në një kompani “holandeze” me përfaqësues shqiptarë, nisën problemet. British Petroleum që mbeti me 50% të aksioneve nuk përzihet, por bordin e kompanisë e drejton ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici.

Nga auditimi është zbuluar se gjatë vitit 2022, shitja e naftës bruto e kryer nga kompania “Air BP” me destinacion jashtë territorit të Shqipërisë është kryer nën çmimin e bursës Brent të publikuar sipas buletinit PLATTS. Referuar kushtit FOB të lëvrimit, rezultuan diferenca të pagesës së rentës minerare që lidhen me vlerën e mallit “naftë brutto” në deklaratat e eksportit.

Kompania tashmë, përveç monopolit të karburantit të avionëve, ka marrë një pjesë edhe nga tregu i eksportit të naftës, kryesisht duke shitur prodhimin nga Albpetrol. Duke pasur lidhje të fuqishme në qeveri, “Air BP” shumë shpejt do të bëhej eksportues kryesor i naftës shqiptare që shkon kryesisht në Spanjë.

Vlera e eksportuar e naftë brutto nga shoqëria B.P. LTD drejt shoqërisë “C.T S.A.U. T.C , P.D.L.C” me seli ne Spanjë rezulton nën çmimin e publikuar të Naftës Brutto Brent të publikuar nga te dhënat e çmimit PLATTS te nxjerra sipas publikimeve ditore pranë Ministrisë se Financave si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Për transaksionet e kryera me procedura eksporti nga territori shqiptar rezulton se çmimi për njësi / fuçi neto është në nivelin 23% deri 33% më ulët se çmimi i publikuar i bursës. Si pasojë janë konstatuar diferenca në pagesën e rentës minerare (taksë kombëtare) dhe në llogaritjen e tatim fitimit për pjesën e vlerës se shitjeve dhe të ardhurave të munguara si pasojë e shitjes së mallit naftë bruto jashtë territorit të RSH nën çmimin e bursës Brend.

Bazuar në çmimet e publikuara të bursës PLATTS, u saktësua dhe u trajtua rivlerësimi i pagesës se rentës minerare, për vlerën e naftës së shitur sipas çmimit të bursës në procedurë eksporti në shumën 1 315 284 657 lekë. Kështu, në frymën e legjislacionit tatimor në RSH, pagesa e rentës minerare sjell një detyrim në shumën 131,528,466 lekë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për artikullin “Naftë Bruto” me origjinë nga “Prodhimi Vendas Shqipëri”, bazuar në faktet dhe provat e trajtuara dhe të paraqitura sa më sipër si dhe në Raportin e Auditimit të kërkojë ndjekjen e procedurave për kontabilizimin dhe arkëtimin e detyrimeve të pagesës së rentës minerare të konstatuar si diferenca pagese në shitje malli në procedura eksporti në shumën 131,528,466 lekë. Bazuar në çmimet e publikuara të bursës Plats të kërkohet pagesa e detyrimeve të tjera tatimore, për të cilat nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj duhet të llogariten edhe detyrimet e tatimit mbi te ardhurat e rivlerësuara nga shitja duke marrë konsideratë llojin e aktivitetit, në përmbushje te përcaktimeve të ligjit Hidrokarbur”, theksohet në dokumentin e KLSH.

Zakonisht, Administrata Tatimore, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e llogaritjes së vlerësimit prej saj, i dërgon tatimpaguesit njoftimin e vlerësimit tatimor dhe kërkesën për pagesën e detyrimit tatimor:

Mbajtësi i një të drejte hidrokarbure duhet të paguajë rentë minerare për hidrokarburet e nxjerra në bazë të së drejtës. Ndërsa taksa Renta minerare llogaritet duke aplikuar një normë prej dhjetë përqindësh të vlerës së tregut të hidrokarbureve (naftë dhe gaz) të nxjerra në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Cila është kompania holandeze

Një guaskë holandeze e quajtur United World Technologies B.V është bërë pronarja gjysmës së aksioneve të kompanisë Air BP Albania, që ka monopolin e furnizimit të avionëve me karburant në Rinas.

Transaksioni për shitjen e aksioneve të Air BP Albania ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Pronarët e kompanisë blerëse janë sekretë dhe përfaqësohen nga dy konsulentë taksash në Holandë, Zoya Gyurova dhe Nikita Vinogradov.

Sipas kontratës të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shitja e gjysmës së aksioneve të Air BP Albania është bërë për 30 milionë lekë ose rreth 282 mijë euro. Ky është një transaksion që ngre dyshime të forta për disa arsye. Së pari në fund të vitit 2021, Air BP Albania kishte një kapital prej 12.2 milionë euro.

Sipas raportit të auditimit për vitin fiskal 2021, vetëm në bankë kompania kishte 906 milionë lekë ose 8.5 milionë euro. Ndërkohë që në vitet e fundit fitimi neto, pas taksave i Air BP Albania është luhatur nga 1 milionë euro deri në 1.4 milionë euro në vit. Shitja e një kompanie me këta tregues financiarë për 282 mijë euro është pa logjikë ekonomike.

Në Mars të këtij viti, menjëherë pas mbërritjes së pronarëve të rinj statuti dhe organet drejtuese. Kompania tashmë do të drejtohej nga një Këshill Administrativ prej 6 vetësh, nga të cilët 3 përfaqësojnë British Petroleum, ndërsa 3 të tjerë, pronarin e ri United World Technologies B.V. Madje kjo e fundit ka dhe kryetarin e Këshillit të Administrimit.

Kryetare është emëruar Elena Pici, e cila më parë ka qenë pjesë e qeverisë duke mbajtur postin e sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Brendshme.

Dy anëtarët e tjerë të emëruar nga pronari i ri janë dy ekspertë auditimi shqiptarë. Pronari i ri i Air BP Albania me letra figuron i regjistruar në Holandë. Por me shumë gjasa fizikisht ai ndodhet në Shqipëri, brenda qeverisë.

Edhe Bankers paguan më pak taksa 

Ndërkohë edhe kompania Bankers me pronarë kinez është favorizuar në të njëjtën mënyrë. Kjo është tabela e rasteve të eksporteve të rivlerësuara për vlerën e bursës për periudhën e audituar 1 janar 2021-31 dhjetor 2022.

Nuk është hera e parë që Tatimet krijojnë situata të tilla me Bankers. Madje çështja ka përfunduar edhe në gjyq për mospagimin e taksave në masën që parashikon ligji dhe marrëveshja me shtetin. Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka pasur mosmarrëveshje për raportimin e fryrë të investimeve investimeve dhe situacioneve të punimeve të bëra brenda zonës operuese të kërkim/ prodhimit në zonën Patos-Marinëz. “Bazuar në faktet dhe provat e trajtuara dhe të paraqitura sa më sipër si dhe në materialin e Projekt Raportit të Auditimit Drejtoria Tatimeve të kërkojë ndjekjen e procedurave tatimore me qëllim analizimin e vlerës së TVSH të kredituar në tepricë dhe ta patrajtuar në procedura blerje situacione për punime brenda zonës së kërkim-prodhimit për punime në : -shumën 2,499,219 lekë për mallra e shërbime që nuk meritojnë trajtim me vlerë TVSH të cilat duhet të ishin trajtuar si shërbim me TVSH të përjashtuar:  – në shumën blerje shërbimi nga shoqëri te huaja me TVSH kredituese për mallra dhe shërbime në shumen 412,068, 235 lekë”, konstaton KLSH.

Sipas raportit, Bankers ka përfituar 82,413,646 lekë e cila nuk duhet të ishte trajtuar si shërbim me TVSH të kredituar, por

Duhej të ishte e përjashtuar.

Pra, në Shqipëri kompanitë më të mëdha ndërkombëtare i janë përshtatur më së miri klimës së korrupsionit që mbizotëron në qeveri dhe në administratë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: air bpelena picikarburanteRinas

Lajme të lidhura

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë
Breaking Views

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion
Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Para
Kampe refugjatësh në Gjadër, ja ç’ka pranuar Rama për 5 vjet. Detajet

Kampe refugjatësh në Gjadër, ja ç'ka pranuar Rama për 5 vjet. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Lexo më shumë
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

14:37 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

14:11 - 16/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com