GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Hoqën procesverbalin origjinal”, PL: Anëtarja e KZAZ në Kuçovë e pranon

15:01 - 05/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hoqën procesverbalin origjinal”, PL: Anëtarja e KZAZ në Kuçovë e pranon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat ka publikuar disa pamje që sipas tij tregojnë një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës duke pohuar se janë urdhëruar nga “Rilindja” të heqin nga kutitë e materialeve zgjedhore procesverbalin origjinal të numërimit të votave.

Blushi, në emër të PL i ka bërë thirrje SPAK të reagojë menjëherë për të administruar këtë provë dhe për të nisur një hetim të thelluar.

Deklarata e plotë:

Një tjetër provë e rëndë e publikuar së fundmi, vërteton krimin e shëmtuar elektoral dhe shtetëror që ndodhi me procesin e votimit dhe të numërimit në zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës përmes një video-dëshmie të publikuar në media pohon në vetë të parë se janë urdhëruar nga “Rilindja” të heqin nga kutitë e materialeve zgjedhore procesverbalin origjinal të numërimit të votave.

Në dëshminë e tij, anëtari që pretendon se ka qenë përfaqësues i subjektit politik Partia Socialiste thotë se urdhri për zhdukjen e këtij procesverbali është dhënë nga kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari dhe është zbatuar nga kryetari dhe sekretari i KZAZ-së.

Anëtari “i penduar” i KZAZ-së në Kuçovë në dëshminë e thotë se nuk e ka zbatuar këtë urdhër dhe i ka ruajtur materialet origjinale duke shtuar se është gati t’ia vërë në dispozicion edhe institucioneve të drejtësisë për të dëshmuar atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Me publikimin e kësaj dëshmie tronditëse, që vërteton krimin e shëmtuar elektoral të ndodhur në Bashkinë e Kuçovës dhe jo vetëm, i bëjmë thirrje SPAK të reagojë menjëherë për të administruar këtë provë dhe për të nisur një hetim të thelluar.

Arrestimet dhe lirimet nga “Drejtësia me regji”, devijimet, zhurmat mediatiake dhe përpjekjet propagandistike për të shmangur vëmendjen nga përgjegjësia direkte e Edi Ramës për krimet e shëmtuara zgjedhore të ndodhura më 14 Maj nuk mundet dot ta shfokusojnë vëmendjen nga kasaphana elektorale, që po faktohet çdo ditë.

Denoncimi i masakrës zgjedhore dhe ndëshkimi shembullor i urdhëruesit dhe zbatuesve të saj është një betejë pa kthim deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe garantimit njëherë e përgjithmonë të votës së lirë.

Etiketa: Kuçoveprocesverbal

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Para
Shehi për lirimin e Tahirit: Gra dhe fëmijë të sëmurë kanë të gjithë, por kush ka para…

Shehi për lirimin e Tahirit: Gra dhe fëmijë të sëmurë kanë të gjithë, por kush ka para...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së...

Lexo më shumë
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com