GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Hotel me pishinë në Divjakë, Dritan Agolli nuk përmbahet: 7.3 miliardë lekë Alfons Bitrit për dy ditë

15:17 - 13/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Hotel me pishinë në Divjakë, Dritan Agolli nuk përmbahet: 7.3 miliardë lekë Alfons Bitrit për dy ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëllezërit Alfons dhe Edmond Bitri, më 5 nëntor 2025 morën tenderin 2.7 miliardë lekë me firmën e drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli. Të nesërmen, në datë 6 nëntor 2025, Agolli iu dha vëllezërve kontratën tjetër me vlerë 4.6 miliardë lekë. A po përdoret kompania “Almo Konstruksion” shpk për të mbyllur llogaritë e korrupsionit të drejtorit Agolli? Këtë do ta shohim më poshtë.

Tender korruptiv, skualifikohen të gjithë, veç fituesit

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin e parë Open Data Albania. Dhe nuk janë pak, por 16 oferta që janë paraqitur në këtë tender, ku 4 prej tyre janë skualifikuar menjëherë për mungesa të ndryshme në dokumente. Tenderi është qendisur me një “Falmur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore, Rajoni 4: Rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë”. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë që hidhen në një rrugë që është asfaltuar me dhjetëra herë dhe është në gjendje të shkëlqyer. Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2025-2027.

Fondi Limit i caktuar për projektin është 270,481,056 lekë pa TVSH, ndërsa oferta fituese që i përket kompanisë “ALMO Konstruksion” shpk e ka vlerën 192,764,078 lekë pa TVSH. Procedura është mbajtur me shpejtësi të rrufeshme: Më 14 tetor 2025 është shpallur prokurimi, më 30 tetor është mbajtur tenderi dhe më 5 nëntor është shpallur fituesi, që janë vëllezerit Bitri. Për 9 muaj, kompania e tyre do hedhë asfalt në rrugën e Butrintit!

Pa arritur në shtëpi, Bitrit i shkon zarfi për tenderin e ri

Mirëpo, janë edhe ca miliarda lekë të tjera që Dritan Agolli kërkon t’u gjejë vendin. Më konkretisht është kontrata me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Divjakë: “Ferma e dijes dhe agroturizmit të ullishteve, Divjakë”.

Këtu luhet loja për më shumë lekë. Por më e rëndësishmja është ideja gjeniale për korrupsion. Merren paratë për fermë dhe ngrihet hotel me pishinë buzë detit. Jo vetëm hoteli, por edhe 40 hektarë tokë rreth e rrotull. Për këtë projekt është parashikuar Fondi Limit 458,267,729 lekë pa TVSH. I do hoteli këto lekë! Për të justifikuar qëllimin ngrihet edhje një punishte vaji ulliri aty pranë. Por fondi nuk justifikohet se punishtja e vajit, edhe më e sofistikuara të jetë, nuk kushton më shumë se 200 mijë euro. Po lekët e tjera? Me sa studiuam dokumentet dhe preventivin, hoteli do të hajë më tepër lekë.

Tenderi i hapur më 9 tetor dhe i mbajtur më 27 tetor 2025 është një kryevepër korrupsioni. Nga 21 kompani pjesëmarrëse, 10 janë skualifikuar menjëherë.

Edhe kjo procedurë është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Në formularin e shpalljes së fituesit menjëherë të bie në sy oferta e vëllezërve Bitri, që është më e lartë se të gjitha.

 

Bashkimi i operatorëve ALMO KONSTRUKSION shpk 51 % & INA shpk 49 %, ka bërë ofertën me vlerë 346,768,983 lekë pa tvsh. Partneri i Bitrit në këtë tender është Ferdinand Caushi, një tjetër peshkaqen i fondeve publike. Ndërkaq subjekt mbështetës janë “EVEREST” SHPK me pronar Sokol Cupin dhe “2H CONSTRUCTION” SHPK e Hekuran Hoxhallit.

Por vini re se sa shumë oferta më të ulëta ka skualifikuar komisioni i FSHZH:

  1. BOE ALBA KONSTRUKSION shpk & O.B.KONSTRUKSION shpk, vlera 335,575,230.43 lekë pa tvsh.
  2. BOE SENKA shpk & G.P.G. COMPANY shpk. Vlera 338,960,029.95 lekë pa tvsh
  3. OE CURRI shpk, vlera 329,537,308 lekë pa tvsh
  4. OE ARKONSTUDIO shpk vlera 340,994,766.5 lekë pa tvsh
  5. OE AGI KONS vlera 400,000,000.93 lekë pa tvsh.
  6. OE SALILLARI shpk vlera 430,000,000 lekë pa tvsh
  7. BOE AURORA KONSTRUKSION shpk & DESARET COMPANY shpk vlera 412,013,092.57 lekë pa tvsh
  8. BOE STERKAJ shpk & ERAL CONSTRUCTION COMPANY vlera 425,411,174 lekë pa tvsh
  9. OE DION-AL shpk vlera 332,056,787.67 lekë pa tvsh
  10. OE LLAZO shpk vlera 340,064,565 lekë pa tvsh
  11. BOE FLED shpk &SHKELQIMI 07 shpk, vlera 332,517,519.59 lekë pa tvsh
  12. BOE NIKA shpk & MANE/S shpk vlera 350,144,481.68 lekë pa tvsh
  13. BOE LIS KONSTRUKSION shpk & VIANTE Konstruksion shpk vlera 314,167,060.34 lekë pa tvsh
  14. BOE ERGI shpk & BE – IS SH.P.K, vlera 400,846,043 lekë pa tvsh
  15. BOE K A C D E D J A shpk & AGRI CONSTRUCTION shpk vlera 343,758,626.37 lekë pa tvsh
  16. BOE ALBAVIA & INERTI shpk vlera 394,279,157.91 lekë pa tvsh
  17. BOE VELLEZERIT HYSA shpk vlera 323,646,519.36 lekë pa tvsh.

Lojës me pikët që bën Dritan Agolli për vlerësimin e ofertave nëpër tendera i ka dalë boja më kohë. Janë me qindra vendime të KPP dhe disa raporte të KLSH që kanë vërtetuar se fituesit e shpallur nga FSHZH nuk përmbushin kriteret dhe kompanitë skualifikohen në manyrë të paligjshme.

Po si mundet të justifikohet që brenda dy ditëve të njëjtës kompani i jepen tendera me vlera kaq të larta? Me sa duket vëllezërit Bitri kanë hyrë në rrethin e ngushtë të besuar të “Rilindjes”.

Ndërsa projekti është tërësisht në interes të një grupi të caktuar, emri i të cilit do të shfaqet në një fazë tjetër, gjatë proceseve që kryejnë agjencitë e tjera të kryeministrit Rama, që po privatizojnë cdo pronë shtetërore.

Kjo do të jetë “Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Ullishteve’’ e cila, sipas projektit, ka si fokus fillestar, rivitalizimin dhe dhënien jetë të aseteve të degraduara dhe shndërrimin e tyre në një katalizator për grupe të ndryshme interesi. Dy vjet do të zgjasë ndërtimi i këtij hoteli buzë detit për “agroturizëm” ullishtesh.

Vëllezërit Bitri, miq të vjetër të Agollit dhe Veliajt

“Almo Konstruksion” shpk është në listën e kompanive të favorizuara në tendera nga Evis Berberi, ish-drejtori i ARRSH që është në burg për korrupsion dhe nga FSHZH, që drejtohet nga Dritan Agolli, edhe ky nën hetim nga SPAK.

Tender që ilustron marrëdhënien me drejtorin Agolli është ai me objekt “Rikonstruksion rruge Unaza Lumalas – Melçan – Porodinë, Bashkia Korçë”, në vitin 2020. Plot 450 milionë lekë mori kompania fituese “Almo Konstruksion”. Ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se në specifikimet e tenderit thuhet se gjatësia e kësaj rruge është vetëm 3.6 km. Pra, u hodhën 100 milionë lekë për 1 km rrugë fshati.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u dha 1.3 miliadë lekë vëllezërve Bitri para se të futej në burg. Bëhet fjalë për tenderin “Rikualifikim urban i zonës mbrapa pallateve të vjetra Rr. e Balshajve”, me fond limit 136 501 735,00 lekë pa TVSH. Banorët thonë se firma akoma nuk ka mbaruar punimet.

Ndërsa në vitin 2022, Erion Veliaj u dha vëllezërve Bitri tenderin me objekt “Rikonstruksion i rrugës Xhorxh Ë Bush dhe rehabilitimi i fasadave” me fond 1.05 miliardë lekë. Tenderi u shënua me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

Ndërsa drejtori i i FSHZh, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Ka një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Alfons BitriDritan AgolliFerdinand CaushiFSHZHkorrupsiontender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani...

Lexo më shumë
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

07:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com