GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hoxha flet për Orges Shehin: Do të isha i lumtur nëse

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Hoxha flet për Orges Shehin: Do të isha i lumtur nëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa trajner, por me shumë personalitet, Partizani vijon ecurinë shumë pozitive, ku mbrojtja e titullit kampion është objektivi kryesor. Alban Hoxha, kapiteni i “demave”, në një intervistë për News24, për emisionin Sport News të moderuar nga Trevisa Tufa, foli për ecurinë e të kuqve këtë sezon. Hoxha u shpreh i bindur se me 99% Partizani del kampion edhe këtë sezon, ndërsa shtoi se do të ishte i lumtur nëse Orges Shehi do të bëhej trajner i Partizanit:

-Tre fitore radhazi pa trajner Alban, lind pyetja, a duhet një i tillë? Pse po vonon kaq shumë klubi për të gjetur një trajner, si ndikon ky element në grup?
Patjetër që trajneri është timonier, duhet një trajner. Unë mendoj se klubi po bën mirë që po e vonon këtë pjesë, sepse duhet gjetur i duhuri. Duhet të vijë një trajner që të jetë me mentalitet fitues, ta njohë ambientin e Partizanit. Gjithsesi, tre fitore radhazi vijnë pasi grupi është i krijuar, lojtarët janë, kanë cilësi, drejtohen nga Arbi që po bën një punë shumë të mirë këto javë. I ka futur lojtarëve një qetësi, nuk kanë presion, e mban presionin për vete. Mendoj se ka bërë një punë të mirë dhe ekipi po shkon në rrugën e duhur, siç është krijuar gjithnjë Partizani, për kampion.

-Tifozët thërritën emrin e Orges Shehit në korr gjatë debit, ju e njihni shumë, si të duket si opsion, do ishit dakord?

Unë Shehin e kam pasur edhe kundërshtar në lojë, kemi shumë vite që njihemi. Për mendim tim do të ishte një zgjedhje shumë e mirë, mgjth këto i vendos stafi, klubi. Për mendimin tim Shehi ka dhënë shumë si trajner në vitet e fundit. Është trajner me vlera, do të më bëhej qejfi nëse do të vinte te Partizani, pasi e njeh edhe ambientin, dikur ka luajtur te Partizani.

-Alban flitet shumë për skemën e re, a ja jep kjo skemë luksin Partizanit, apo dhe klubeve të tjera të qëndrojnë pa trajner, apo me trajner provizor. Si lojtar prej kaq shumë vitesh, çfarë ndjesie të jep kjo formulë?

Për mendimin tim, nuk është formula e duhur pasi t’i lufton gjithë vitin për t’u shkëputur me pikë dhe në fund në pak ndeshje mund të humbasësh kampionatin. Mgjth, kjo ka edhe anën tjetër, nëse humbet nuk e vuan atë pjesë që kundërshtari po të vjen pas me pikë, mjafton të kapësh katër vendet e para. Për mendimin tim do të ishte më mirë skema klasike, vendi i parë del kampion.

-Alban, keni shijuar dy tituj me Partizanin, një si kapiten dhe lider, një tjetër një vit më parë. Si ju duket ky ekip këtë vit në raport me ekipet që kanë fituar titullin? Çfarë ka më shumë dhe ku duhet të përmirësoheni?

Viti 2018 kur dolëm kampion kishim lojtarë të rinj, pa eksperiencë, por me shumë dëshirë për të dalë kampion. Erdhi një trajner si Skënder Gega që mblodhi ekipin, solli një frymë fituese. Të gjithë e dimë se ai ishte ekip shumë i mirë. Edhe vitin e shkuar mendoj se ekipi ishte shumë i mirë, por duhet të kishim dalë kampion shumë javë më përpara, por gjërat nuk shkuan si duhet. Dolëm në fund, por kënaqësia është e madhe për çdo lojtar që del kampion. Mendoj se edhe këtë vit ekipi është i kompletuar, i ka të gjithë repartet shumë të mira, të dubluara. Nuk e them se jam unë pjesë e Partizanit, por nga të gjithë ekipet është i vetmi ekip stabël që pretendon për titull, besoj se do ia dalim. Deri në këtë pikë, mbrojtja ka bërë mirë, jemi ekipi që kemi pësuar më pak, por na penalizoi ajo ndeshje me Kukësin, të jem realist nuk e morëm shumë seriozisht. Unë këtë i them edhe djemve që duhet të jemi të përqendruar, sepse në momente mund të ndëshkohesh. Gjithsesi, mendoj se jemi mirë edhe në mbrojtje, sigurisht ka gjëra për t’u përmirësuar, por jemi mirë, jemi mbrojtja më e mirë.

-Një vit më parë titulli erdhi me fotofinish, diferencën e bën vetëm ndeshjet derbi. Ke sheh këtë vit si rivalin më të madh të Partizanit

Ekipet nuk janë të lehta, por për të marrësh rivalët për titull, mendoj se Partizani është kryesor, por shoh edhe disa ekipe të vështira për t’u mundur si Egnatia, që ka ekip shumë të mirë, por as Tirana nuk është keq, mbase nuk i kanë shkuar gjërat si i kanë menduar. Ka edhe ekipe të tjera që të hapin probleme, këtë i them edhe djemve që në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta. Unë them se me 99% jemi kampion edhe këtë vit, por gjërat nuk dihet se si do të shkojnë deri në fund, është ende herët.

-Alban, keni një projekt, një objektiv të ri, ku e sheh veten Alban Hoxha pasi ta mbyllë me futbollin e luajtur?

Unë e ndjej që kam ende disa vite sport. Patjetër që e shoh veten te Partizani, nuk e di se çfarë do të na ofrojë e ardhmja, por e shoh jetën të lidhur me Partizanin. Jam i fokusuar te porta, të bëjë mirë këtë pjesë të kampionatit. Mendoj se kam disa vite karrierë. Nuk e kam menduar se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

 

Lajme të lidhura

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re
Sport

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe
Sport

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26
Para
“Republika e Re”, Koçi i PS “ngjall” sloganin e 2017 të Lulzim Bashës

“Republika e Re”, Koçi i PS “ngjall” sloganin e 2017 të Lulzim Bashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion
Aktualitet

Fox News: Shqiptarë mbushin rrugët duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mes akuzave për korrupsion

10:12 - 22/06/26

Beth Bailey Fox News Qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama është nën presion në rritje, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të dalin në...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:58 - 22/06/26
Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Trump vazhdon sulmet: Meloni mbetet një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

09:14 - 22/06/26
“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis