GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hoxha: Kryeministri i Safet Gjicit, i deputetes me 3 prokurorë, i flet Kosovës në emër ‘të botës demokratike’

20:53 - 27/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoxha: Kryeministri i Safet Gjicit, i deputetes me 3 prokurorë, i flet Kosovës në emër ‘të botës demokratike’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elvis Hoxha nga Instituti Politik i Studimeve Humane dhe anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes në Kosovë, ka nënvizuar sot me kritikë të thellë, politikën e rrezikshme që po ndjek Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndaj Kosovës.

Elvis Hoxha, i ftuar nga gazetarja Armela Ferko në SYRI TV, analizoi njërin pas tjetrit vendimet e Ramës në këtë moment delikat që po kalon Kosova, pa u kursyer sidomos në atë peshë që Rama tentoi të hedhë mbi Kosovën në emër gjoja të “botës demokratike”.

“Kryeministri i këtij vendi këtu që është sot vendi i Safet Gjicit, ky na flet për “botën demokratike, për mbarë botën demokratike”!!! – ironizoi Hoxha dhe solli në vëmendjen edhe faktin tjetër të vendi pa drejtësi, të deputetes Felaj me tre prokurorë.

Armela Ferko: Z. Hoxha Kryeministri Rama ka bërë disa deklarata të forta në reagimin e sotëm, teksa i referohet z. Kurti, që e akuzon për regres në raportet me aleatët, për shfaqje kërcënuese të vetëmjaftueshmërisë sovraniste, propozon një konferencë ndërkombëtare…Çfarë rreziku ka tek deklarata si këto?

Elvis Hoxha: Rreziku i parë është që në këtë moment kryeministri Rama e asgjeson Shqipërinë. Pra, nuk është më një njeri që përfaqëson një politikë të caktuar, një kombësi të caktuar, një rrethanë të caktuar në rajon, të qenit Kryeministër i Republikës së Shqipërisë në trevat shqiptare, por është tashmë, për mua, Edi Rama që ka një pozicion të tillëqë mund t’ia lejoj të shkojë në takime të çdo profili. Kaq!

Për çfarë shkon ky njeri, ky që ka një ngut? Pse?! Sepse ky nuk është se vajti sot në Bruksel dhe bëri këto që bëri; ky bën një draft-statut për komunat në veri, e bën vetë, s’ia kërkon askush! Ne nuk e dimë kush ia propozon, po e dimë që publikisht nuk ia ka kërkuar askush.

Pastaj me këtë pretekst, me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës e qoftë edhe të Presidentes, thotë: “Mirë, nuk po e bëjmë mbledhjen e dy qeverive”!!! Pra, i ikën boshtit shqiptar në rajon edhe me mohimin e mbledhjes së dy qeverive. Kalon dhe kjo. Bën dhe kjo dëmin e vet.

Bën deklarata të njëpasnjëshme “që të mos shkojë Kosova ose kryeministri Kurti në qorrsokak”. OK! Ku është qorrsokaku?! – Brenda Republikës së Kosovës! Pra, “ti mos shko në Republikën e Kosovës” i thotë kryeministrit të Kosovës, “se ky është qorrsokak”!!! Mos shko në rrugë pa krye – kjo ka qenë fraza.

Mbaron dhe me këtë!

Bën deklaratat në emër të … “gjithë bota demokratike, mbarë bota demokratike është kundër Kosovës sot” dhe këtë e shpreh si dëshpërim. Ky është fatalitet! Do të thotë që kryeministri i Shqipërisë propozon ekzistencën e një bote demokratike – kryeministri i këtij vendi këtu që është sot vendi i Safet Gjicit! Ky na flet për “botën demokratike, për mbarë botën demokratike”!!! Unë po shihja thjesht shënimet e lajmeve tuaja: “Deputetja me tre prokurorë” – domethënë nuk ka asnjë normë juridike minimale që ky vendi këtu të thotë se ka një shenjë demokracie dhe ky vendi këtu, na krijon sintagmën e mbarë botës demokratike dhe e projekton këtë si një peshë mbi Kosovën!!!

Këto janë vetëm ndërtime, formulime të Edi Ramës!!!

Dhe vete në Bruksel, nuk ka mbaruar me këto ende, se këto nuk kanë një rezultat, pikërisht se Kosova e ka një sovranitet. Po ku e ka këtë sovranitet?! Në gjendjen prej republike dhe në qëndrueshmërinë prej udhëheqjeje.

Pse? Se po ta mendojmë, kjo Kosovë e la pikërisht statusin e vet të vihet në dyshim duke mbajtur komuna të padisponuara në veri dhe sa më shumë i linte, nuk merrte shpërblim. Cili do të ishte shpërblimi?! Që vetë Evropa t’i thoshte “ti nuk mund të mbash zona të errëta”. Por ishte një Evropë si zakonsiht, një Evropë e status quo-së që nuk di të veprojë me pjesët e Evropës që nuk kanë hyrë në BE, madje nuk di të menaxhojë edhe vende të Lindjes që kanë hyrë në BE, nuk di t’i menaxhojë! Është një Evropë disi e dobët në kuptimin e konceptit, e idesë së Evropës.

Kjo Evropë i lë republikat e paqarta të jenë më të paqarta, republikat e korruptuara të bëhen më të korruptuara dhe ky është shembulli i Orbanit. Po marrë frazën tjetër të Edi Ramës që “Orbani është mbrojtësi më i madh i Ballkanit”(!!!) Por Orbani është një nga figurat më problematike në BE, për gjithçka supozon mënyra e qeverisjes së tij!

Etiketa: Elvis Hoxha

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
“Fundërrinë, bajgë, fshatar, palaço”, plas sherri në studio mes analistit dhe zëdhënësit të Belerit

“Fundërrinë, bajgë, fshatar, palaço”, plas sherri në studio mes analistit dhe zëdhënësit të Belerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com