GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hoxha: Nuk drejtohet Vora me 3 kryebashkiakë të inkriminuar

11:44 - 06/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoxha: Vorën do e heqim nga duart e krimit, do jetë e qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha është shprehur se garon për kreun e bashkisë së Vorës me një përgjegjësi qyterare për të marrë përsipër një zonë, që sipas tij, “është më e vështira nga pikëpamja e intensitetit të përqendrimit të korrupsionit dhe gjithçkaje të paligjshme që mund të imagjinohet në regjimin e Edi Ramës”.

Ai shprehet se të paktën 3 kryebashkiakët e fundit të PS në Vorë “janë ose me probleme formale ligjore ose me tërheqje të nënkuptuara për shkak të korrupsionit, problemeve me ligjin ose çështje të tjera edhe më të rënda”.

Në një postim në Facebook, Indrit Hoxha renditi edhe tre arsyet përse në Vorë është e nevojshme të bëhet një luftë simbol.

Postimi

Beteja për Vorën, beteja për ligjin, për qytetarinë, për anti-korrupsionin dhe anti-krimin

Në zgjedhjet e 14 majit kandidoj për zgjedhjet për kryetar për bashkinë e Vorës, me një përgjegjësi qytetare për të marrë përsipër zonën më të vështirë nga pikëpamja e intensitetit të përqendrimit të korrupsionit dhe gjithçkaje të paligjshme që mund të imagjinohet në regjimin e Edi Ramës.

Mjafton t’ju përmend një fakt, të paktën tre kryetarë bashkie pararendës të rilindjes në këtë qytet, që nga viti 2019 janë ose me probleme formale ligjore ose me tërheqje të nënkuptuara për shkak të korrupsionit, problemeve me ligjin ose çështje të tjera edhe më të rënda.

Kandidimin në bashkinë e Vorës e kam marrë si një mision që kur mu propozua, sepse në këtë qytet është e nevojshme të bëhet një lufte simbol për të paktën tre arsye:

Së pari, Vora megjithëse ka një territor të vogël, është nyja ekonomike e aksit Tiranë-Durrës dhe të gjithë zonës më të shëndetshme ekonomike të Shqipërisë. Aty janë të përqendruara qindra biznese nga më të mëdhenjtë dhe kjo shihet dhe në buxhetin e bashkisë që i kalon 80 milion euro. Pikërisht për shkak të të këtij pozicioni, midis dy zonave më të shëndetshme ekonomike, Tirana dhe Durrësi, në Vorë janë përqendruar bandat dhe flukset e ekonomive të paligjshme më të mëdha, të cilat për territor do të përbënin një rekord. Sigurisht qytetet e mëdha gjatë rilindjes kanë akumuluar një fluks paligjshmërie dhe krimi të madh, por pjesëtuar me sipërfaqen Vora këtë intensitet e ka më të lartë.

Së dyti, kam marrë guximin qytetar, personal dhe fizik për të përfaqësuar Partinë Demokratike dhe opozitën reale në këtë garë, edhe për një arsye tjetër: Shumëkush do të ndjehej i frikësuar, i intimiduar, i shantazhuar nga ky përqendrim i krimit, nga ky intensitet kriminal në këtë zonë për arsye të kuptueshme dhe arsye njerëzore. Duke i dalë ballë kësaj situate unë dua të inkurajoj çdo demokrat, çdo qytetar të lirë dhe të paangazhuar, madje dhe çdo të majtë të zhgënjyer që të jenë guxim plotë, që vota e tyre do të numërohet, vota e tyre do të llogaritet dhe vota e tyre nuk do të ketë asnjë firo për asnjë lloj arsye. Ne duhet t’i japim një mesazh krimit, ne duhet ta shpërthejmë omerta-në që ka vendosur pushteti dhe krimi në bashkinë e Vorës në këto 4 vitet e fundit.

Së treti, është e rëndësishme që Vora të fitojë një identitet, ai nuk mund të jetë një transit, ajo nuk mund te jetë një stacion benzine apo një stacion ku ndërtohen trenat. Duhet të jetë një qytetet apo një identitet i çliruar nga kthetrat e krimit dhe të paligjshmërisë. Duhet të formësojë hapësirën e vet urbane, duhet të formësojë identitetin, duhet të formësojë pamjen e saj, duhet të zhvillohet dhe të mos jetë e kufizuar me një autostradë përsipër, por të ketë planin e vet të zhvillimit. Janë pikërisht interesat ekonomike dhe kriminale që e mbajnë sot Vorën si një periferi urbane të Tiranës apo të Durrësit, ku zotëron krimi, korrupsioni, paligjshmëria dhe mungesa e zhvillimi në mes të një pasurie përrallore, që ka gjeografikisht dhe ekonomikisht Vora, e vendosur në aksin më të zhvilluar të Shqipërisë, Tiranë- Durrës.

 

 

Etiketa: Hoxhavora

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Kiara zbulon kritikën që nëna e Luizit i bëri kur u takuan

Kiara zbulon kritikën që nëna e Luizit i bëri kur u takuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i...

Lexo më shumë
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com