GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hoxhallari bësimplotë: Tirana fiton gjithçka! Derbi vendoset nga…

19:23 - 15/05/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoxhallari bësimplotë: Tirana fiton gjithçka! Derbi vendoset nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erjon Hoxhallari e konsideron një luftë të vërtetë ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Për “Panorama Sport”, ish-kapiteni i bardhebluve tha se shpreson që Tirana të fitojë titullin dhe derbin. Nga ana tjetër, Hoxhallari analizoi sfidën e katërt derbi dhe dha mendimin e tij se bardheblutë mund t’i marrin të tre trofetë.

 

E keni ndjekur Tiranën gjatë këtij viti. Si e shihni Tiranën në vendin e parë?

Po, e kam ndjekur kur kam pasur mundësi. Mendoj se është duke bërë mirë në kampionat dhe duke treguar qe e meriton vendin e parë në Superiore.

 

Sipas jush, ka ndikuar humbja me Teutën dhe fakti që tani është dy pikë nga Partizani?

Nuk besoj që humbja me Teutën do të ndikojë në derbin me Partizanin. Kjo, pasi derbi mund të them që është një kampionat më vete dhe nuk ndikohet aspak nga ajo humbje.

 

Në këtë sezon, bardheblutë janë mundur dy herë nga Partizani. Mund ta fitojë derbin e radhës ekipi i Tiranës?

Normalisht që kanë mundësinë për ta fituar këtë ndeshje dhe për t’u shkëputur akoma më shumë duke parë që Tirana nuk është mundur në dy ndeshje radhazi. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Për këtë jam shumë i sigurt.

 

Nga skuadra kanë ikur Xhixha, ju, Batha dhe Muçi, si dhe mungojnë disa lojtarë. Cili nga lojtarët mund ta vendosë derbin?

Unë mendoj se të gjithë i kanë mundësitë për ta vendosur, por në veçanti kam besim te dy lojtarë. Tek Abazaj dhe te Haxhiu që janë dy lojtarë, të cilët kanë aftësi për ta vendosur këtë derbi në fushën e lojës.

 

Tiranës i mungojnë pesë titullarë në këtë derbi. Do të ndikojë te ndeshja, sidomos mungesa e Hasanit dhe Patrikut?

Normalisht kur nuk je me organikën e plotë ndihen mungesat. Të të mungojë golashënuesi me i mirë i ekipit dhe golashënuesi i kampionatit është normale t’ia ndiesh mungesën, por unë kam besim që lojtarët, të cilët do të jenë në fushë dhe do t’i zëvendësojnë, do të bëjnë më të mirën e tyre.

 

Cila është arma e fortë dhe e dobët e Tiranës në prag të kësaj sfide me Partizanin?

Arma më e fortë është sepse janë dy pikë para, ndërsa arma më e dobët mund të them është stoli i rezervave.

 

Cila është arma më e fortë dhe e dobët e Partizanit në prag të sfidës me Tiranën?

Arma më e fortë e Partizanit është se ka një grup me lojtarë të rinj dhe janë të uritur. Dhe arma më e dobët është mungesa e eksperiencës kur u duhet rezultati.

 

Ju jeni nga ata që keni shënuar në derbi. Si është ndjesia e një goli në këtë takim?

Po, është e vërtetë që kam shënuar në derbi dhe ka qenë një ndjesi e veçantë. Por ndjesia është akoma më e veçantë ta fitosh derbin.

 

Është derbi ndeshja që vendos titullin kampion nëse Tirana fiton ose barazon?

Unë besoj që derbi të jep një dorë për të shkuar drejt titullit, por janë dhe 3 jave për të luajtur. Pas ndeshjes duhet të vazhdosh kampionatin, sepse diferencat e ekipeve, siç i kemi parë, nuk janë të mëdha. Mund të fitosh në derbi dhe të mundesh ndeshjet e ardhshme. Këtu duhet pasur kujdes.

 

Tirana është e para në kampionat, ka fituar Superkupën dhe është në finalen e Kupës. Ka shansin t’i fitojë të tre trofetë?

Normalisht që ka shanse t’i fitojë të tre trofetë, pasi çdo gjë është në dorën e vet për t’i fituar të tria kupat dhe e ka treguar me meritë që pas fitimit të Superkupës shkoi deri në finale të Kupës dhe udhëheq kampionatin.

 

Si po shkon aventura juaj jashtë vendit. Keni shënuar edhe gol në ndeshjen e fundit?

Aventurën time në Rumani mund ta quaj pozitive. Deri tani jam duke luajtur dhe shpresoj që të arrijmë objektivin për të qëndruar në ligë./PanoramaSport

Etiketa: DerbihoxhallariPartizaniSportTirana

Lajme të lidhura

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para
Humbja në Memaliaj, vjen përgjigja e parë nga PS

Humbja në Memaliaj, vjen përgjigja e parë nga PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com