GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Humb zyrtarisht mandatin, nga shkëlqimi te rënia politike e Ahmetajt

18:43 - 10/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Dosja e Arben Ahmetajt i ngjan ‘kutisë së Pandorës’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Ahmetaj ka humbur zyrtarisht mandatin e deputetit, ndërsa ndodhet në arrati, teksa SPAK e ka shpallur në kërkim lidhur me aferën e inceneratorëve. Mandatin e deputetit të Ahmetajt pritet ta marrë Plarent Ndreca, pasi Dallëndyshe Bici, sipas raportimeve, ka refuzuar të hyjë në Kuvend.

Ahmetaj për vite me rradhë ka qenë një nga figurat kryesore në Partinë Socialiste, dikur i besuar i Fatos Nanos dhe më pas i Edi Ramës. Në qeverisjen e Nanos ai ishte pjesë e skalionit të dytë të socialistëve që në atë kohë në rradhët e parë kishin nga Arben Malaj e Anastas Angjeli te Mustafa Muçi apo Bashkim Fino.

Pothuajse e gjithë karriera e tij politike është shoqëruar me akuzat publike të opozitës për afera korruptive, veçanërisht ato që kishin të bënin me impulset telefonike, përmes një kompanie, “Hermes”, për të vijuar më pas me të tjera akuza.

Por fundi politik i ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetajt erdhi nga SPAK, pas hetimeve që nisën për të lidhur me aferën e inceneratorëve, por që u thelluan lidhur me pasurinë e tij.

Në qeverisjen socialiste, Ahmetaj ka mbajtur ndoshta postet më të lakmuara, që përfshijnë menaxhimin e fondeve, ndërsa ai konsiderohej në rradhët e socialistëve, si një nga politikanët më me influencë.

Posti i parë i Ahmetajt në kostumi ne zyrtarit të lartë ishte ajo e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Financave në vitin 1997-1998 e më pas të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për 12 muajt pasues. Pas Tatimeve, Ahmetaj pati një pauzë në postet e larta shtetërore, për t’u emëruar në vitin 2003 në postin e zëvendësministrit të Energjisë dhe Industrisë e një vit më vonë në postin e zëvendësministrit të Integrimit Europian.

Ndonëse socialistët ikën nga pushteti në vitin 2005, Arben Ahmetaj hyri në sallën e parlamentit duke marrë mandatin e deputetit. Deri në vitin 2013 ai ishte ndër zërat kryesor opozitar të Edi Ramës në Komisionin e Ekonomisë të cilët i bënin oponencë qeverisjes së Sali Berishës, oponencë e cila u shpërblye në vitin2013 kur Edi Rama hyri për herë të parë në godinën e Kryeministrisë duke bashkuar një portofol ministrish për të, shkruan A2Cnn.

Arben Ahmetaj mori detyrën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2016 kur arriti të merrte besimin e Edi Ramës për t’u emëruar Ministër i Financave. Këtë detyrë Ahmetaj arrit ta mbante edhe në fillim të mandati të dytë të Edi Ramës deri në dhjetorin e vitit 2018 kur ai u shkarkua nga detyra ekzekutive për t’u zgjedhur kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në parlament. Por qëndrimi larg ekzekutivit ishte për një kohë të shkurtër.

Pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019, Arben Ahmetaj rimori besimin e Edi Ramës për ta rifutur në qeveri, këtë herë për të menaxhuar paratë e rindërtimit. Puna e tij në këtë dikaster duket se bindi Edi Ramës që ta bënte numrin dy të qeverisë shqiptare deri në 25korrikun e vitit 2022 kur u shkarkua nga ky post. Këtu nisi edhe rënia e shkëlqimit të Arben Ahmetajt, ku pas largimit nga ekzekutivi nisën fletëthirrjet e një pas njëshme nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin që e vuri nën akuzë për aferën e inceneratorëve.

Por pavarësisht se Edi Rama nuk e donte më, ai vijoi të shkonte në parlament deri në datën 6 korrik të vitit 2023, kur nisën zyrtarisht edhe procedurat e arrestit për të. Arratia nga vendi ishte rruga që ish-numri dy i qeverisë zgjodhi duke shmangur përballjen me drejtësinë. Socialistët nuk e përjashtuan për asnjë moment nga grupi parlamentar sepse 6 muaj erdhën shumë shpejt, kohë e mjaftueshme që Kuvendi t’i ndërpriste mandatin dhe KQZ të niste procedurat për zëvendësimin e tij si deputet. Tashmë pas afro 19 vitesh Ahmetaj nuk do të ketë më koperturë politike.

Etiketa: AhmetajPolitikarenia

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Furnizonin me kokainë lagjet e Londrës, ja sa dënohen 2 shqiptarët

Furnizonin me kokainë lagjet e Londrës, ja sa dënohen 2 shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com