Dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe kanë kaluar një aventurë të pakëndshme mbrëmjen e sotme duke tentuar të kalojnë nga Tropoja në drejtim të Thethit pasi kanë humbur rrugën.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.
Policia bën me dije se turistet janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Discussion about this post