GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Humbi jetën në aksident, kush është polici i burgjeve

11:32 - 11/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbi jetën në aksident, kush është polici i burgjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fotoja që shihni është e ish policit të burgjeve Luan Cenollari që humb i jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në 3 të mëngjesit në Tiranë. Burime për gijtoina.com bëjnë me dije se Cenollari po drejtonte një mjet ip “Honda” kur u përplas nga një mjet tjetër që drejtohej nga personi i identifikuar me iniciale Emirjan Doko. Ky i fundit sipas burimeve nga policia për gijotina.com ka qenë duke udhëtuar me shpejëtsi përtej normale dhe i dehur ka parakaluar në semafor të kuq. E për pasojë ka përplasur mjetin e ish policit, due e shkatërruar komplet, ndërsa Cenollari dhe pasagjeri i tij humbën jetën.

Viktima e pafajshme e këtij aksidenti, për të siguruar jetën dhe për të patur një ekonomi të mirë në familje detyrohej të punonte dy punë, edhe si taksist.

Miq dhe të afërm  dhe kolegë të Cenollarit, rrënqethin me mesazhet kushtuar humbjen së mikut të tyre, duke kujtuar edhe njëherë momentet kur ai ishte krah për krah me kolegët e tij në krye të detyrës si ish polic i burgjeve. Për ata Luani do të mbahet mend gjithmonë si njeri me vlera, profesionist e zotëri i vërtetë.

“Nis dita me një humbje të madhe për familjen Cenollari. Nis dita me humbjen e kolegut t tonë Luan Cenollari në një aksident tragjik. Kam shumë për të shprehur për humbjen e një kolegu si ti…punonjës Policie model në Sistemin e Burgjeve. Bashkë punuam në vitin 2009 në IEVP Fushë-Krujë krah njëri-tjetrit për 1 vit. Koleg që mësova shumë vetëm heshtjen tënde që të karakterizonte nga të gjithë ne, nuk e mora dot nga ti se ishe burrë me fjalë pak me shumë vlera profesionist në detyrat që ke bërë…I paharruar kujtimi yt Luan Cenollari. Ngushëllime për familjen tuaj të thjeshtë…Do i mungosh Forcës Operacionale. Do mungojë trupi yt gjigand kur u përshëndetshim në punë..”, shkruan Leli Çela, një punonjës i policisë së burgjeve”, ka shkruar njëri prej kolegëve.

Leli Cela

Poashtu një lamtumirë është dhënë edhe nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë që  ka shpërndarë një mesazh teksa i shpreh ngushëllimet familjes. Ajo shkruan se gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun, që të punonte si taksist.

“Sot në ora 03:15, nga një aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve, punonjës i Policisë së Burgjeve, me karrierë mbi 20 vite në shërbim. Aktualisht punonjës i Forcave Operacionale pranë DPBurgjeve. Gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun tonë të ndjerë, që të punonte si taksi në shërbim të qytetarëve. Pagat e ulëta në polici, mospagesa e orëve shtesë dhe punën në ditët e pushimit javor, detyrojnë kolegët tanë që të kryejnë një punë të dytë pas shërbimit ose të vetëlargohen nga shërbimi për shkak të diskriminimit në pagë e kushte pune!”, shkruhet në njoftimin për shtyp.

Për vdekjen e padrejtë të  ish-policit, sindikata sjell një pasqyrë të të gjithë punëtorëve që janë larguar nga puna për shkak të pagave minimale.
“Vetëm përgjatë vitit 2021, deri në tetor, janë vetëlarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjës dhe ky trend po vazhdon në gjithë sistemin. Të ndalosh pagesën sipas ligjit për punën në të shtuna dhe të diela, të mos paguash ditët tepër mbi 22 ditë/punë, të mos paguash rregullisht ditët e festave zyrtare, t’iu heqësh armatimin e brezit mbi 90% të stafit policor, normal që do priten aksidente e braktisje shërbimi! Kjo është “dhurata” çnjerëzore që dyshja zaptuese e burgjeve, po i bën punonjësve në sistem. Nëse ka shtet normal, duhet të marrë masa urgjente, që të mos dëgjojmë më lajme të trishta me vdekje të parakohshme në Policinë e Burgjeve”, shkruan në “Facebook” Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Etiketa: aksidentish policKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Zyrtare, Steven Gerrard emërohet në krye të Aston Villas

Zyrtare, Steven Gerrard emërohet në krye të Aston Villas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com