GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Humbja e kujtesës, ja ç’mund të bëni për ta përmirësuar

18:09 - 09/11/21
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 4 min
A A
Humbja e kujtesës, ja ç’mund të bëni për ta përmirësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk i gjeni dot çelësat e makinës tuaj? Harroni listën tuaj ushqimore? Nuk mbani mend emrin e trajnerit personal që ju pëlqeu në palestër? Nuk je vetëm. Të gjithë i harrojnë gjërat herë pas here. Megjithatë, humbja e kujtesës nuk është asgjë për t’u marrë lehtë.

Bajamet

Bajamet janë një element shumë i rëndësishëm për të përmirësuar kujtesën tuaj dhe fuqinë e trurit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe omega-3 të cilat rigjallërojnë qelizat e kujtesës. Gjithashtu bajamet ju bëjnë shumë mirë edhe për sytë.

– Hidhni 5-10 bajame ne ujë dhe i lini përgjatë një nate

– Mëngjesin tjetër, hiqjani lëkurën dhe grini bajamet

– Zieni këtë masë me një gotë qumësht

– Shtoni pak mjalt ose sheqer sa për shije

– Pijeni cdo ditë për 30-40 ditë

Rozmarinë

Rozmarina është një tjetër bimë e famshme e cila përmirëson kujtesën e dobët. Madje mund t’ju ndihmojë edhe thjesht fakti të thithni aromën e saj. Studime të Universitetit të Northumbrian në Angli në vitin 2013, dolën në përfundimin se aroma e rozmarinës mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës së ardhshme e  cila është e themelore për funksionimin e përditshëm.

– Hidhni një lugë rozmarine të thatë në një gotë me ujë të nxehtë për 5 minuta. Nëse keni rozmarinë të freskët hidhni një degëz në të njëjtën sasi uji për 3-4 minuta. Kullojeni dhe konsumojeni cdo ditë për minimalisht 5 javë.

– Mund edhe të thithni aromën e vajit të rozmarinës ose të hidhni disa pika të tij në difuzuesin aromatic të dhomës suaj.

Fara e zezë

Fara e zezë, emri shkencor i së cilës është nigela sativa e njohur gjithashtu si “kalonji”, ka aftësi të mahnitshme për të mprehur potencialin e mendjes, falë antioksidantëve, anti-inflamatorëve dhe rekuizitëve neuron-mbrojtës që zotëron. Një studim i huaj farmaceutik ka zbuluar se personat që morën çdo ditë dy kapsula 500mg që përmbanin ekstrakt të pastër të farës së zezë, shfaqën një gjendje të përmirësuar aftësish njohëse, kujtese dhe vëmendjeje në krahasim me ata që morën medikamente farmaceutike.

– Përzieni pak mjaltë me ½ lugë çaji me farë të zezë. Konsumojeni 2 herë në ditë për të paktën disa ditë. Rezultatet do të jenë impresionuese.

– Ose mund të merrni këtë bimë me supplement mbasi të keni konsultuar mjekun tuaj.

Vaj peshku

Elementët që përmban vaji i peshkut si, acidet yndyrore omega-3 etj janë provuar se ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës. Acidi dokosaheksaeonik (DHA) i gjetur në vajin e peshkut gjithashtu ndalon formimin e pllakave të trurit të lidhura ngushtë me sëmundjen e Alzhaimerit.

– Merrni kapsula të vajit të peshkut të paktën 600mg çdo ditë.

– Mund të përfshini edhe peshk në dietën tuaj si : salmon, sardele, harengë etj.

Vaj kokosi

Vaji i kokosit mund të furnizojë qelizat e trurit me energji, të ulë nivelin e kolesterolit, të përmirësojë gjendjen e flokëve dhe lëkurës suaj si dhe të shmangë përqasjen tuaj me sëmundjen e Alzhaimerit sikurse elementët e mësipërm.

– Merrni 2 herë në ditë, 1 lugë çaji me vaj organik të kompresuar në të ftohtë të vajit të kokosit.

– Mund ta shtoni edhe në sallatërat tuaja apo pijet që konsumoni gjatë ditës.

Kanellë dhe mjaltë

Këta dy element janë shumë të mirë për të çliruar tensionin nervor dhe përmirësimin e memories. Madje edhe vetëm thithja e aromës së kanellës ka të njëjtin funksion si më lart. Studimet kanë provuar se konsumimi i mjaltit para fjetjes ndihmon në eliminimin e stresit metabolik gjatë gjumit, i cili luan një rol të rëndësishëm në konsolidimin e kujtesës.

– Miksoni pak pluhur kanelle me një lugë çaji mjaltë.

– Konsumojeni këtë përzierje çdo ditë para se të flini për të paktën disa javë.

Etiketa: KujteseLifestyleShendet

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Këshilli Evropian pezullon pjesërisht marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

Këshilli Evropian pezullon pjesërisht marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com