GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Humbja në derbi djeg akoma, Partizani akuzon arbitrin

16:45 - 28/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbja në derbi djeg akoma, Partizani akuzon arbitrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Basketbolli shqiptar futet në fazën më të nxehtë, me ekipet që tashmë gradualisht po bëhet për “play off”-in, aty ku do të vendosen edhe fatet e titullit kampion.

Një moment kyç i sezonit, që nuk po kalon pa polemika. Të shtunën në Kategorinë e Parë për femra, Tirana fitoi derbin kundër Partizanit me rezultatin e thellë 81-61, një takim që ka sjellë edhe përplasje të të kuqeve me gjyqtarin Edison Gjoni.

Partizani ka bërë zyrtarisht kërkesë ndaj Federatës Shqiptare të Basketbollit që të mos gjykohet më nga arbitri Gjoni, duke pretenduar për një gjuhë arrogante dhe dashakeqësi të përdorur nga arbitri gjatë ndeshjes.

Në deklaratën e nënshkruar nga trajnerja Eliverta Bujari, citohet gjithashtu edhe ndeshja gjysmëfinale e Ligës Unike mes Flamurtarit dhe Prishtinës, e arbitruar nga gjyqtari Gjoni, takim që solli protesta të mëdha nga klubi kosovar. “Panorama Sport” ka siguruar ankesën zyrtare të Partizanit drejtuar FSHB-së.

 

ANKESA E PARTIZANIT – “Drejtuar: Federatës Shqiptare të Basketbollit. Ankesë për arbitrimin e z. Edison Gjoni. Pas performancës së ndeshjes gjysmëfinale të Ligës Unike, Flamurtari-Prishtina, ku ndodhi një skandal i dokumentuar deri me anë të videove, z. Gjoni iu dha e drejta për të arbitruar ndeshjen e Kategorisë së Parë, Tirana-Partizani.

Referuar performancës aspak normale dhe dashakeqe në të dyja ndeshjet, kërkojmë që Edison Gjoni mos të jetë më arbitër në ndeshjet e ekipit tonë. Në të dyja rastet arbitri Edison Gjoni ka kaluar në ofendime personale dhe është kthyer nga trajneri dhe stoli i ekipeve, përkatësisht Prishtina dhe Partizani, duke u tallur pas kontestimeve dhe duke bërtitur: ‘Nuk dua të jap asnjë faull, nuk dua të jap fare faull’.

Fjalë këto që janë dëgjuar nga kushdo, që paraqesin një sjellje aspak profesionale dhe ulin standardin e ndeshjes, gjithashtu prishin dhe organizimin e garës në mënyrë të drejtë. Lutemi në marrjen e masave nga ana juaj, pasi nëse nuk merren masa, atëherë do të bëjmë një ankese zyrtare në FIBA-s. Faleminderit. Eliverta Bujari, trajnere Partizani Basket Femra.

/Panorama/

Etiketa: derbi i kryeqytetitFSHBPartizaniSport

Lajme të lidhura

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!
Breaking Views

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen
Sport

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Para
Luizi tregon ‘konkursin’ e radhës ku do garojë

Luizi tregon 'konkursin' e radhës ku do garojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com