GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Humbja në Shkodër, jep dorëheqjen zv.kryetari i Rithemelimit të PD-së

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbja në Shkodër, jep dorëheqjen zv.kryetari i Rithemelimit të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbja e Bashkisë së Shkodrës ka sjellë edhe dorëheqjen e parë në radhët e Rithemelimit të Sali Berishës.

Arben Lushaj, zv.kryetari i Rithemelimit për Shkodrën ka njoftuar dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se më 14 maj, zgjedhësit i mohuan atyre vazhdimësinë e drejtimit të bashkisë.

“Unë, personalisht, votën e tyre nuk e lexova si një dëshirë për ndryshim por si një dorëzim pa kushte ndaj makinerisë qeveritare.

Çdo arsye në vetvete do të përbënte kauzë për qëndresë, po të kishte patur nga ana jonë një model pa njollë, por modeli ynë dështoi sepse nuk i’u përgjigj lartësisë së këtij qyteti e kësaj bashkie.”, shkruan ndër të tjera Lushaj.

Deklarata

Të nderuar demokratë!

Me 14 maj zgjedhësit na mohuan vazhdimësinë e drejtimit të bashkisë tonë të dashur. Unë, personalisht, votën e tyre nuk e lexova si një dëshirë për ndryshim por si një dorëzim pa kushte ndaj makinerisë qeveritare.

Çdo arsye në vetvete do të përbënte kauzë për qëndresë, po të kishte patur nga ana jonë një model pa njollë, por modeli ynë dështoi sepse nuk i’u përgjigj lartësisë së këtij qyteti e kësaj bashkie.

Prita më kot se do mblidheshim si drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, pasi humbja nuk duhet të na dërrmojë. Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhërat e gabuar “të elitës”.

Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët.

Dorëheqja ime vjen përmes Facebook-ut pasi as tentuam të hyjmë në shtëpinë tonë (selia) e as menduan seriozisht të kemi seli dinjitoze për mbledhje por kafene shokësh.

Me hidhërim, shoh sot të vetmen mundësi ringritjeje, hapjen e rrugës krejtësisht modeleve më të mira. Modeleve si në fillimet tona, atëherë kur e bënë Partinë Demokratike të Shqipërisë, dega Shkodër, një lokomotivë të pandalshme elektorale dhe drejtuese 30 vjeçare të bashkisë më të mirë të vendit.

Unë do të vazhdoj të jem anëtar i thjeshtë dhe i devotshëm i PD-së dhe në krah demokratëve të ndershëm deri në fitoren tonë.

Me respekt

Arben Lushaj

Etiketa: doreheqjeKryesore1lushajShkodër

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Nita dhe Shpati sërish bashkë? Kapen “mat” në shoqërinë e njëri-tjetrit

U kap mat me Shpatin, Nita tregon çfarë po ndodh mes tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Në...

Lexo më shumë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26
Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com