GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hunda e shtrembër e Ramës/ Reagon Berisha: Bën viktimën, ishte me një burrë në dhomë dhe dhuna ndaj tij tij është krim pasioni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hunda e shtrembër e Ramës/ Reagon Berisha: Bën viktimën, ishte me një burrë në dhomë dhe dhuna ndaj tij tij është krim pasioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për incidentin e vitit 1998, kur kryeministri është dhunuar. Berisha akuzon Ramën se po viktimizohet për një ngjarje të së shkuarës, ndërsa ngre pretendime të tjera mbi rrethanat e incidentit dhe mënyrën se si u ndoq çështja nga drejtësia.

Sipas Berishës, autori i sulmit ishte arrestuar, por Rama nuk kishte ndjekur më tej procesin gjyqësor, pavarësisht se, sipas tij, qeveria e kohës ishte në pushtet. Berisha pretendon gjithashtu se Rama nuk ishte vetëm në dhomën ku ndodhi incidenti, duke deklaruar se dëshmitarët mund ta konfirmojnë këtë, ndërsa e cilëson si të paqartë historinë që Rama po përdor për të nxitur empati tek qytetarët.

“I zhytur në mjete luksoze, duke shmangur konferencën e shtypit, se nuk ia mban të dalë para gazetarëve, filloi të viktimizojë veten për një incident, për të cilin bëj këto sqarime. Së pari, agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, megjithëse kishte qeverinë e vet, nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor. U pajtua apo kishte arsye të tjera, unë nuk e di. Së dyti, me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai, aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa i nxjerrë të gjitha.

Dhe ai ka emër dhe mbiemër. Se pse ishin, atë nuk e di, jo, nuk e them. Por e vërteta është me dëshmitarë se ai nuk ishte vetëm në dhomë. Jo, nuk ishte vetëm. Po të dojë, ia them edhe emrin se me kë ishte, megjithëse përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë. Ndaj dhe, nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni këtë akt, që unë e dënova me forcën më të madhe. E kam dënuar me forcën më të madhe. Është arrestuar autori.

Por se çfarë pazaresh bëri ai apo çfarë raportesh kishte me Edi Ramën, atë nuk e di. Dhe tani merr, pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua. Tregoje të vërtetën siç është, megjithëse e kam treguar pjesërisht, por këto që thashë, këto janë 100 përqind të vërteta. Nuk them se ishte krim pasion apo nuk ishte krim pasioni, unë them se çfarë thonë të tjerët. Por them se Edi Rama refuzoi të ndjekë procesin gjyqësor, ndonëse de facto ata ishin në pushtet. Kjo është historia e tij, që përpiqet të mashtrojë, të bëjë viktimën, të nxisë, të ngjallë dhembshuri, empati, etj, etj, për gjëra të cilat janë jashtëzakonisht të paqarta,” tha Berisha.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se “hundën e shtrembër e ka si shenjë nga ata që tentuan te fshinin nga faqja e dheut”.

Etiketa: berishahundaRama

Lajme të lidhura

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Para
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale: Të dëgjohen komunitetet!

Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale: Të dëgjohen komunitetet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba
Aktualitet

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pas protestës studentore të zhvilluar...

Lexo më shumë
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com