GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hyn në fuqi udhëzimi, incenerim edhe për asgjësimin e mbetjeve të kanabisit mjekësor

12:51 - 19/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Hyn në fuqi udhëzimi, incenerim edhe për asgjësimin e mbetjeve të kanabisit mjekësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para nisjes së procedurave për aplikim licencash për operatorët që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në vend për qëllime mjekësore, nga institucionet përgjegjëse po vijohet me miratimin e kuadrit nënligjor përkatës.

Në udhëzimin “Për mënyrën e hollësishme të asgjësimit të bimëve të cannabis-it”, të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohen 3 mënyra për asgjësimin e mbetjeve të cannabis-it mjekësor, nëpërmjet incenerimit, asgjësim me metoda kimike dhe trajtim në landfill nëpërmjet groposjes së materialeve.

Udhëzimi i përbashkët i Ministrive të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Brendshëm dhe Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon se për rastin e asgjësimit të mbetjeve nëpërmjet incenerimit, procesi do të kryhet nga pala e kontraktuar për këtë qëllim, e cila duhet të disponojë lejet dhe duhet të ketë kapacitetet përkatëse për kryerjen e procesit.

Po ashtu, udhëzimi përcakton se do të kryhet me anë të incenerimit nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit, edhe asgjësimi i bimëve të konfiskuara. Bëhet fjalë për bimë të konfiskuara nga policia të mbjella nga operatorë të palicensuar.

Për të dyja rastet, nëse incenerimi i mbetjeve do të kryhet nga operatorët e licensuar apo nga Agjencia, udhëzimi përcakton se procesi do kryhet në përputhje me procedurat specifike të trajtimit, përpunimit, monitorimit të mbetjeve të parrezikshme, të parashikuara në vendimin nr. 178, datë 6.3.2012, të Këshillit të Ministrave “Për incenerimin e mbetjeve”.

Ndër hapat teknikë të procesit që përshkruhen në udhëzim janë, si: përgatitja e inceneratorit për procesin e asgjësimit; vendosja e materialit në incenerator; trajtimi fiziko-kimik i mbetjeve në incenerator; zhvillimi i procesit të incenerimit në temperaturë mbi 850° celsius; heqja e mbetjeve dhe pastrimi i impiantit.

“Në rast të ndërprerjes së asgjësimit për shkak të problematikave/defekteve teknike të mundshme, pala e kontraktuar merr masa të menjëhershme për magazinimin e mbetjeve në mënyrë të sigurt. Në këtë rast mbahet një procesverbal, në prezencë të përfaqësuesve të institucioneve, ku identifikohen arsyet e ndërprerjes së procesit të asgjësimit, sasia e asgjësuar deri në momentin e ndërprerjes, si dhe sasia e mbetur, shuma e të cilave duhet të përputhet me atë të deklaruar në dokumentin e transferimit”, citohet në udhëzim.

Mënyra tjetër e asgjësimit parashikon edhe trajtimin në landfill apo groposjes së mbetjeve, që do të kryhet nga pala e kontraktuar për këtë qëllim, sipas procedurave të parashikuara në vendimin nr. 452, datë 11.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për landfillet e mbetjeve”.

“Ky proces bëhet me kujdes për të siguruar që materialet e përgatitura të vendosen në fund të gropës; Pas vendosjes së tyre, gropa mbushet me dhé ose materiale të tjera të disponueshme, për të siguruar që materiali i groposur të jetë plotësisht i mbuluar dhe të mos rikuperohet më; Pas groposjes, përfaqësuesit e institucioneve dhe palëve që janë prezent duhet të dokumentojnë procesin me foto dhe video”, përshkruhet në udhëzim.

Pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale” nga institucionet janë miratuar një sërë aktesh nënligjore, si udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe Ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

Udhëzimi përcaktonte se tarifa prej 100,000 lekë do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me parë.

Po ashtu në udhëzimin e miratuar më herët të Ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” përcaktonte se për analizimin metodat që do të ndiqen do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa në paketimin e produktit ndalohen të reklamohen të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin.

/monitor.al/

Etiketa: incenerimkanabis mjekesor

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
90 % e dosjeve tej afateve ligjore, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari

90 % e dosjeve tej afateve ligjore, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com