GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Hyn në fuqi udhëzimi, taksistët përjashtohen nga fiskalizimi

07:52 - 12/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmohet taksisti në qytetin shqiptar, klientët e rrahin dhe i vjedhin telefonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 1 janari 2021 kur nisi zbatimin procesi i fiskalizimit të përjashtuar  nga detyrimi për t’u fiskalizuar e kishin vetëm shitësit ambulantë, prodhuesit bujqësorë dhe kompanitë e transportit urban të pasagjerëve që operojnë me bileta apo abone. Në fletoren zyrtare janë miratuar ndryshimet e udhëzimit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura për furnizimet që kryejnë, do të jenë edhe tatimpaguesit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse fatura e taksimetrit, bileta ose aboneja u jepet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar”, përcaktohet në udhëzimin e ndryshuar.
Kontabilistët në raportin e publikuar në fund të muajit dhjetor ngritën shqetësimin e mosofrimit të zgjidhjeve teknike sipas kërkesave ligjore nga kompanitë softwarike, për rastin e kompanive hidrokarbure që nuk mund të ofrohet mundësia e stornimit të taloneve. Për sektorin e hidrokarbureve mbetej shqetësim mënyra se si do të lëshohet fatura tatimore për bizneset, që duan faturë tatimore për furnizimin që po bëjnë. Problematikat konkretisht janë për rastet sesi do të veprohet kur përfaqësues të biznesit paraqiten në zyrë me kuponat për të marr faturë fiskale? (kuponi i kasës është deklaruar si shitje normale dhe është fiskalizuar si shitje normale, por fatura nuk i ka shkuar biznesit). E paqartë është edhe mënyra se si do veprohet në raste kur punëtori i pistoletës së karburantit lëshon një faturë tatimore gabim gjatë furnizimit.

Udhëzimi i ri ndër të tjera përcakton se për regjistrimin e faturave të fiskalizuara për disa sektorë të shërbimeve do të jenë të detyruar të përditësojnë të dhënat në kontratën e furnizimit. “Faturat e fiskalizuara nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit për konsumatorët finalë, si dhe faturat mujore të lidhura me kontrata afatgjata leasing dhe fatura të ngjashme me to, të cilat lëshohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi bazën e një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakisht nga palët, do të çmohen të fiskalizuara automatikisht dhe pavarësisht statusit të blerësit. Me qëllim regjistrimin e faturave si më sipër në librat e blerjes, të gjithë tatimpaguesit blerës duhet të sigurohen për të përditësuar/saktësuar të dhënat e tyre në kontratën mbi të cilën bazohet furnizimi”, citohet në udhëzim.
Biznese të fiskalizuara deri në fund të vitit 2021 ishin 60,000 subjekte (50% e totalit që kanë detyrimin të fiskalizohen) dhe ishin pajisur me certifikatë elektronike 89,000 subjekte. Te fiskalizuar dhe që lëshojnë fatura të fiskalizuara rezultojnë 42% e bizneseve të vogla në vend. Të pajisur me certifikatë elektronike janë 71% e biznesit të vogël. Brenda 2021 fiskalizimi pothuajse u mbyll i plotë vetëm për biznesin e madh. Qeveria në ditët e fundit të vitit të kaluar miratoi vendimin për shtyrjen e periudhës pa gjoba për biznesin e vogël edhe për 6 muaj. (monitor)

Etiketa: fiskalizim

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Qytetarët po ikin nga Kosova, mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së

Qytetarët po ikin nga Kosova, mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com