GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hyri për të vjedhur një banesë, vritet 38-vjeçari shqiptar në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hyri për të vjedhur një banesë, vritet 38-vjeçari shqiptar në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Itali ku një shqiptar ka gjetur vdekjen teksa kishte shkuar për të vjedhur.
Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është qëlluar për vdekje 38-vjeçari shqiptar Arbër Xheleshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, ku Xheleshi, baba i një fëmijë hyri në një banesë për të vjedhur në Frosinone por u qëllua me “shotgun” nga pronari duke mbetur i plagosur.

Ai u dërgua në spital menjëherë, por ka ndërruar jetë aty duke mos mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. 38-vjeçari u identifikua tre ditë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas mediave italiane ai është njohur nga disa familjarë, që jetonin gjithashtu në Itali. Edhe pse ekspertiza mjekoligjore nuk është bërë ende publike, dhe dinamika e ngjarjes ende nuk është zbardhur plotësisht, mediat italiane raportojnë se në momentin që pronari i shtëpisë ka qëlluar me çifte, Xheleshi ishte kthyer në drejtim të tij – edhe pse po largohej me vrap – me dorën e ngritur dhe me një pistoletë në duar. Në këtë moment, pronari ka qëlluar duke e menduar se do të qëllonte ai i pari.

Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, ku në periferi të Napolit, një burrë, pronari i një vile, ka vrarë me pistoletë dy italianë, 26 dhe 27-vjeçarë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë kishin ndaluar me makinë para shtëpisë e duke iu frikësuar një grabitjeje të mundshme, pronari ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.


Etiketa: ItaliShqiptarivritet

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com