GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hysaj rrëfehet për mediat e klubit: Ndaj Realit unë kam…

18:09 - 20/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hysaj rrëfehet për mediat e klubit: Ndaj Realit unë kam…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj po pret me padurim fillimin e sezonit të ri te Lacio, në të cilin ai do të kërkojë që të bëhet edhe më shumë një emër i pazëvendësueshëm në rreshtimin e klubit aktiv më antik të kryeqytetit italian. Futbollisti ka treguar në një intervistë për mediat e klubit se mendon që po kalon momentin më të mirë të karrierës dhe shpreson që të vazhdojë ashtu.

Njëkohësisht, ai ka folur edhe për kthimin e Lacios në Champions League, duke theksuar se është një ndjesi mjaft e bukur të cilën e kishte provuar edhe më parë në karrierë.

“Ndjehem mirë, faza përgatitore po shkon shumë mirë. Po punoj me gjithë ekipin, do të jemi gati për fillimin e kampionatit. Kur je në një skuadër me 22 lojtarë, dihet që ka ulje dhe ngritje, duhet të dish të presësh momentin tënd. Ky është një nga momentet e mia më të mira në karrierës, kam bërë mirë në sezonin e kaluar, këtë vit do të bëjmë edhe më mirë. E rëndësishme është të mos pësojmë gol, edhe për faktin se ne pastaj në fund e shënojmë një të tillë gjithmonë.

A kam parë ndryshime te Sarri? Ka ndryshuar pak, për më mirë. Kërkon edhe më shumë se sa mund të nxjerrë nga lojtarët, gjithmonë dëshiron që të arrijë sa më shumë që të jetë e mundur. Padyshim ajo që thonë të gjithë është se kam luajtur me te prej 6 vitesh dhe e kam më të thjeshtë. Por është gjithmonë e vështirë të shkosh në fushë dhe të japësh maksimumin, ka edhe lojtarë të tjerë, unë jam njëlloj si të tjerët. Duhet dhënë gjithmonë 100%. Duhet të jem gjithmonë i përqendruar pasi për mënyrën se si luajmë, mjafton një gabim dhe na shënojnë gol. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes.

Padyshim e dinë të gjithë, në e nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Është normale që të ketë ulje-ngritje, duhet të tregohesh i gatshëm kur vjen momenti. A është ky momenti më i mirë me Sarrin? Po, padyshim po bëjmë mirë. Kemi bërë një sezon të mirë, kemi një skuadër të fortë dhe padyshim do të bëjmë mirë edhe këtë vit.

Ku mund të rritet mbrojtja? Nëse dalim të parët, është edhe më mirë, duhet të kemi objektiv të shkojmë më lart. Me sulmuesit që kemi, mund të bëjmë gjithmonë gol, e rëndësishme është të mos pësojmë, por mund t’ia dalim. Do të rritet ritmi, që sot kemi një ndeshje të rëndësishme. Do të jemi gati për momentin kur do të nisë sezoni.

Champions? Padyshim është gjëja më e bukur për një lojtar të luash kundër skuadrave si Real Madrid dhe në stadiume shumë të bukur. Unë e kam provuar, për fat ia dolëm përsëri. Kjo është ëndrra e të gjithë fëmijëve.

Tifozët? Është diçka e bukur, të gjithë kemi qenë fëmijë dhe kemi dashur të qëndrojmë pranë futbollistëve. Ne duhet t’u jemi mirënjohës, t’i falënderojmë dhe të bëjmë mirë punën tonë”, deklaroi Elseid Hysaj.

Etiketa: hysajlazio

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
I dënuar me 9 vite burgim në Itali, kapet 30-vjeçari në Laç

Detajet/ U gjet i djegur në Gjadër, automjeti Benz ishte vjedhur në…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com