GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nxori sekretet shtetërore, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO e shoqëruar me policë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Nxori sekretet shtetërore, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO e shoqëruar me policë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni është paraqitur sot përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të merret në pyetje në lidhje me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj. Hyseni ishte e shoqëruar me efektivë policie.

Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa Hyseni ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga ushtrimi i detyrës.

Masat janë kërkuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen ku është përfshirë edhe biznesmeni Ergys Agasi.

Hyseni, ish-drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit, është nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.

Hetimi lidhet me komunikimet e saj të pretenduara me Ergys Agasin dhe me të dhëna që, sipas materialeve të bëra publike nga hetimi, dyshohet se janë përcjellë tek ai. Hyseni ka deklaruar se Agasi ka qenë bashkëpunëtor i SHISH, ndërsa SPAK ka kundërshtuar këtë pretendim, duke argumentuar se strukturat përkatëse nuk ishin njoftuar për një bashkëpunim të tillë.

Në të njëjtin procedim, GJKKO la në fuqi masat “arrest në burg” për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin, të cilët dyshohen se kanë përkrahur Agasin gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Seanca ndaj Hysenit pritet të përcaktojë vijimin e masës së sigurisë, ndërsa hetimet e SPAK për çështjen vijojnë. Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, personat nën hetim gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

 

Etiketa: GJKKOHyseni

Lajme të lidhura

Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore
Aktualitet

Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore

12:46 - 16/10/26
Media italiane shkruan për protestën e studentëve: Të rinjtë sfidojnë Ramën në Tiranë! Korrupsioni është kudo
Aktualitet

Media italiane shkruan për protestën e studentëve: Të rinjtë sfidojnë Ramën në Tiranë! Korrupsioni është kudo

12:31 - 16/10/26
Bizneset te Rruga e Durrësit ulin qepenat, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Jemi me ju!
Aktualitet

Bizneset te Rruga e Durrësit ulin qepenat, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Jemi me ju!

12:23 - 16/10/26
Para
Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës

Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sposnsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sposnsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26

Sponsorizim nuk ka. Para për europianin nuk ka e nuk ka! Të ardhura nga bastet, jo e jo! Buxhet për...

Lexo më shumë
Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore

Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore

12:46 - 16/10/26
Media italiane shkruan për protestën e studentëve: Të rinjtë sfidojnë Ramën në Tiranë! Korrupsioni është kudo

Media italiane shkruan për protestën e studentëve: Të rinjtë sfidojnë Ramën në Tiranë! Korrupsioni është kudo

12:31 - 16/10/26
Bizneset te Rruga e Durrësit ulin qepenat, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Jemi me ju!

Bizneset te Rruga e Durrësit ulin qepenat, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Jemi me ju!

12:23 - 16/10/26
Agravohet situata në Vlorë, protestuesit përplasen me policinë dhe tentojnë të prishin rrethimin e Muzeut Hebraik

Agravohet situata në Vlorë, protestuesit përplasen me policinë dhe tentojnë të prishin rrethimin e Muzeut Hebraik

12:16 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com