GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e deportimit të Sokol Hoxhës nga SHBA drejt vendit tonë, i akuzuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë.

Prej rreth 30 vitesh 51-vjeçari Hoxha ndodhej në arrati. Ndërsa në vitin 2000, Gjykata e Fierit e dënoi me 25 vite burg për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më 30 mars 1997, në Patos, së bashku me një tjetër person, vrau me armë zjarri dy vëllezër për motive të dobëta.

Ndërkohë, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen me dashje të një shtetaseje shqiptare në Bruksel, krim i ndodhur më 29 gusht 1997. Sipas autoriteteve, viktima ishte shfrytëzuar më parë për prostitucion nga i dënuari.

Policia e Shtetit

Deportohet në Shqipëri, një shtetas i dënuar për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të qëndruar përkrah partnerëve amerikanë për hetime të përbashkëta dhe në veçanti për rastet e shtetasve në kerkim që i fshihen sistemeve të drejtesise të të dyja vendeve.

Etiketa: deportimikrimetSokol Hoxha

Lajme të lidhura

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!
Aktualitet

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

21:36 - 17/08/26
Para
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Porto Palermo, Himarë,...

Lexo më shumë
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

21:36 - 17/08/26
Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

21:32 - 17/08/26
I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

21:24 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com