GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I biri u akuzua për korrupsion, babai i Edvin Priftit: SPAK ka sekuestruar dhe kursimet tona në 30 vjet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkoi rikthimin e parave, GJKKO refuzon Mjekun Edvin Prifti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babai i mjekut Edvin Prifti, Mihal Prifti ka folur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij, teksa i quan të pavërteta.

Ai shkruan se SPAK nuk ka asnjë provë për akuzat e bëra, ndërsa thotë se i kanë sekuestruar paratë Edvin Priftit, si dhe kursimet e tij dhe të bashkëshortes së tij në 30 vite.

“Jemi dy bashkëshortë në pension. Kemi jetuar me nder, kemi punur me përkushtim për më shumë se 50 vjet secili. Në punën tonë kemi qënë të sukseshëm dhe kemi dhënë kontribute me vlera. Jemi prindër të lumtur të dy fëmijëve të mrekullueshëm që i kemi rritur me sakrifica dhe i kemi edukuar më së miri. Dhe ata u bënë të mbarë dhe shumë të suksesshëm në profesionet e tyre. Ne n’a kanë bërë gjyshër të lumtur. Por ja erdhi një ditë dhe SPAK ndaj djalit tonë hodhi një lumë me akuza të pavërteta, duke e barazuar atë me kriminelët ordinerë, kur ai ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë mijra qytetarë. Ata nuk kanë asnjë provë për të mbështetur akuzën e tyre”, shprehet Mihal Prifti.

Ndër të tjera babai i mjekut të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion shprehet se SPAK nuk i ka marrë parasysh provat e tyre të cilat provojnë pafajësinë e djalit.

“SPAK ka bërë sekuestro paraprake të pareve të depozituara në bankë. Këto pare ai i ka fituar me punë të ndershme jashtë shtetit dhe në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë nga kursimet tona në 30 vjetët e fundit. Të gjitha këto janë të verifikuara dhe të dokumentuara nga Ekspertë Kontabël. SPAK jo vetëm që nuk i konsideron këto dokumente por as nuk merr mundimin t’i verifikojë me ekspertët e saj. Dhe në këtë mënyrë SPAK ka gati një vit e gjysmë që e ka pezulluar nga puna. Është e qartë strategjia e ndjekur : t’a ndalojnë të ushtrojë profesionin. Kjo për një specialist të nivelit të djalit tonë që në të gjitha etapat e shkollimit dhe specializimit ka marrë “Medalje Ari”, si dhe disa Çmime të rëndësishme Evropiane dhe një Çmim Ndërkombëtar, është shumë e rëndë. Për ne prindërit e tij janë të papranushme akuzat e pabazuara. Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që e kanë mbështetur: miqtë, shokët, pacientët dhe dashamirësit. Mëshirojmë ata që kanë vjellë vrer nga mosdija apo zemërligësia” shkruan Mihal Prifti.

 

Etiketa: Edvin PriftiMihal Prifti

Lajme të lidhura

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash
Aktualitet

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Aktualitet

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim
Aktualitet

Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim

19:39 - 31/10/26
Para
Sherr në koncert, bodygardët përplasen me grupin e “të fortëve”, ja si reagon Noizy

Sherr në koncert, bodygardët përplasen me grupin e “të fortëve”, ja si reagon Noizy

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26

Derbi i tetë radhazi që Interi nuk arrin të triumfojë. Milani duket se është kthyer në një “makth” për zikaltrit...

Lexo më shumë
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com