GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I bllokoi SPAK? Inceneratorët do të djegin 12.7 MLN Euro shtesë në 2024

15:35 - 16/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
I bllokoi SPAK? Inceneratorët do të djegin 12.7 MLN Euro shtesë në 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 12.5 milionë euro do të shpenzohen nga taksat e shqiptarëve, për një investim që po hetohet për korrupsion masive. Referuar tabelës së buxhetit të vitit 2024, janë mbi 1.2 miliardë lekë që do të shkojnë në formën e pagesave për kontratën koncesionare të “Ndërtimit të Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e Energjisë”.

Kjo kontratë që aktualisht është në duart e SPAK i cili po heton jo vetëm drejtuesit e kompanisë por edhe zyrtarë të shtetit për korrupsion, prej vitesh ka gllabëruar taksat e qytetarëve shqiptar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të vitit 2023,pagesat për këtë koncesion kapin shifrën 6.59 miliardë lekë, dhe pritet të vijojnë edhe për vitet në vijim. Në total vlera e projektit për këtë investim arrin në 17.1 miliardë lekë.

Plehrat e trajtimi i tyre, vetëm në inceneratorin e Fierit që aktualisht është një kontratë jo aktive, e cila përsëri po hetohet nga Drejtësia për korrupsion, prej vitit 2018 deri në fund të vitit 2022, ka marrë nga lekët e shqiptarëve 3.2 miliardë lekë, ndërkohë që nuk funksionon.

Ky incenerator aktualisht nuk bën incenerim të mbetjeve por vetëm shërben si pikë grumbullimi, pra miliona euro për asnjë përfitim konkret.

‘Nuk duhet lejuar që vepra inceneratori i Fierit të kalbet, vepra nuk funksionon në parametrat e incenerimit, por vetëm për grumbullimin funksionon dhe të gjitha bashkitë e qarkut fier janë drejtuar atje”, u shpreh në komisionin e Ekonomisë deputeti i PS Erion Braçe.

Historia me skandalet e inceneratorëve nuk mbaron këtu. Kontrata koncesionare e inceneratorit të Elbasanit që kishte një vlerë investimi 3 miliardë lekë, që aktualisht nuk punon, i ka marrë buxhetit të shtetit për periudhën 2018-2021, plot 1,855 miliardë lekë.

Në total kontratat koncesionare të inceneratorëve deri më tani i kanë marrë buxhetit të shtetit më shumë se 12 miliardë lekë ose 118 milionë euro, për të pastruar vendin, ndërkohë që ndodh e kundërta pasi përgjatë vitit, vatrat e zjarreve në pikat e grumbullimeve të paligjshme vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Fonde për bashkitë për mbetjet

Referuar buxhetit e relacionit të tij për vitin 2024, nuk do të ndalojë trajtimi i mbetjeve vetëm tek inceneratorët por do të vazhdojë edhe me fonde ekstra për bashkitë.

“Fondi për mbetjet urbane, në masën 714 milionë lekë, akordohet si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për njësitë e vetëqeverisjes vendore për mbetjet urbane në kolonën “Menaxhimi i mbetjeve urbane” dhe përdoret/shpërndahet, në përputhje me kriteret e vendosura në aneksin 8, që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në buxhetin e 2024 dhe ju shpërndahet bashkive.

Ky fond që arrin afro 7.1 milionë euro do tu shpërndahet 30 bashkive, në mënyrë që të transportojnë mbetjet e tyre në inceneratorë, në mënyrë që grumbujt e plehrave të mos digjen rrugëve.

  1. a) Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin për financimin e transportit të mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër.
  2. b) Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak, dhe Kavajë për financimin e transportit të mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Tiranë.
  3. c) Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Përrenjas dhe Gramsh, për financimin e transportit të mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Elbasan.
  4. d) Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Libohovë dhe Dropull, për financimin e transportit të mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër”, thuhet në aneksin 8 të buxhetit.

Pjesën më të madhe të buxhetit e merr Durrësi me 240.7 milionë lekë, më pas Kavajë me 58 milionë lekë dhe e treta është bashkia e Sarandës me 43.4 milionë lekë.

Kurse sa i takon pjesës tjetër ku përfshihen bashkitë Berat, Bulqizë,, Delvinë, Devoll, Dibër, Divjakë, Fier, Finiq, Has, Klos, Kolonjë, Konispol, Korçë, Kuçovë, Kukës, Lushnje, Maliq, Mallakastër, Mat, Mirditë, Patos, Pogradec, Poliçan, Pustec, Roskovec, Selenicë, Skrapar, Tiranë, Tropojë, Dimal dhe Vlorë, nuk kanë para për menaxhimin e plehrave.

Gjithë këtyre parave ju shtohen edhe 569 milionë lekë (afro 5.6 milionë euro) që janë pjesë e buxhetit të Ministrisë së Turizmit, që do të përdoren pikërisht për trajtimin e mbetjeve dhe mjedisin.

Mbetjet përfundojnë rrugëve!

Edhe pse miliona euro po digjen nga inceneratorët, mbetjet nuk po shkojnë në destinacionin e duhur, që janë këto vend-depozitime.

Edhe pse ka vite që në vend janë ndërtuar 3 incenerator, përfitimi i energjisë që ka ardhur prej tyre, është tejet minimal.

Sipas Ministrisë së Turizmit, aktualisht vetëm 15% e mbetjeve që shkon në incenerator është ricikluar.

Ndër rezultatet që synohen të arrihen gjatë periudhës 2024-2026 nga Ministria e Turizmit që janë specifikuar në relacionin e buxhetit për vitin që vjen janë:

  • Përmirësimi i performancës së menaxhimit të integruar të mbetjeve.
  • Rritja e përqindjes së mbetjeve që shkojnë në landfille sanitare kundrejt mbetjeve të hedhura në vend depozitime të hapura në 69%.
  • Rritja në përqindje e mbetjeve të ricikluara në 19% në vitin 2026 nga 15% të parashikuar në vitin 2023.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: inceneratorqeveriaSpakTirane

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Kukësi-Partizani ndahen në paqe, të kuqve iu ikën 3-pikëshi nga duart

Kukësi-Partizani ndahen në paqe, të kuqve iu ikën 3-pikëshi nga duart

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke...

Lexo më shumë
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com