GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“I dashuri im më tradhton… me gruan e tij”, 25-vjeçarja tregon historinë e dashurisë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“I dashuri im më tradhton… me gruan e tij”, 25-vjeçarja tregon historinë e dashurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E kush mund ta kishte menduar se raporti bashkëshortor mund të cilësohej si tradhti nga “e treta”. Një vajzë 25-vjeçare ka shkruar historinë e saj në rubrikën popullore të “The Sun”, “I dashur Deidre”, ku rrëfen se i dashuri i saj, një burrë i martuar e tradhton me bashkëshorten.

Letra e vajzës për psikologun: I dashur DEIDRE: I dashuri im po më tradhton – me gruan e tij. Unë jam 25 vjeçe dhe jam e dashuruar me një burrë të martuar për rreth 3 vite. Ai është 40 vjeç është ishte trajneri im personal. Ne nisëm të shiheshim pasi unë mbarova kursin me të. Ai e dinte se unë kisha tërheqje ndaj tij kur më mësonte dhe flirtonte paturpësisht.

Kështu që as unë nuk e besova fatin tim, disa muaj pasi mbarova kursin kur u hasa me të në një bar. Ai kishte dalë me miqtë e tij, por ne përfunduam duke bërë seks. Që atëherë kemi patur një lidhje plot pasion. Ai është kaq seksi – tullac, i aftë – dhe inteligjent.

Fakti që ai është më i vjetër për mua është një ndezje e vërtetë. Ai më ka thënë se nuk e do më gruan e tij, por qëndron me të për hir të fëmijëve të tyre. Ai thotë se nuk ka fjetur me të prej vitesh dhe se ata nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por javën e kaluar shoqja ime më e mirë më tha se e kishte parë jashtë me gruan e tij në qytet. Ajo tha se ata ishin kapur për duar dhe qeshnin. Ajo thotë se ai po më përdor mua dhe unë duhet ta përfundoj lidhjen pa u lënduar.

Nuk mendoj se mundem. Ai është gjithçka për mua. Djemtë e moshës sime duken të papjekur dhe të mërzitshëm. Gjërat kanë ndryshuar. Dikur ai premtonte se do e linte gruan dhe do të jetonim bashkë, ndërsa kur unë e përmend tani, ai thotë se jemi më mirë si “miq me përfitime”,(friends with benefits). E gjej veten duke qarë çdo ditë, duke u përpjekur të kuptoj se çfarë kam bërë gabim dhe pse ai do të më takojë gjithnjë e më rrallë. Unë nuk e di se si mund të jetoj pa të.

Po cila është zgjidhja sipas psikologut? Deidre është treguar shumë i sinqertë me vajzën duke ia thënë troç situatën ku ajo ndodhet.

Përgjigja e DEIDRE-s: Më fal, por duhet të jem shumë i sinqertë me ty. Ky njeri është i martuar dhe ju ka thënë atë që ai mendonte se ju donit të dëgjonit deri më sot. Nëse ai do linte gruan për ju, do ta kishte bërë deri tani. Ai është lodhur nga marrëdhënia juaj dhe nuk e emocionon më. Ai madje ua ka thënë se ju do vetëm për seks të rastit.

Ai nuk është një person të cilit mund ti besosh ndonjëherë. Ai nuk ka asnjë mëdyshje për të tradhtuar gruan e tij ose për t’ju gënjyer të dyjave. Unë jua premtoj se mund jetoni pa këtë njeri dhe për më shumë, do të gjeni dikë që meriton kohën dhe dashurinë tuaj. Ju lutem mos humbisni më shumë nga jeta juaj për të.

Etiketa: Gruajai dashuri

Lajme të lidhura

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
Bllokimi i hapësirave  publike në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në 8 muaj, penalizohen restorante dhe bare

Bllokimi i hapësirave publike në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në 8 muaj, penalizohen restorante dhe bare

TË FUNDIT

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26

Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh folën për mikrofonin e News24....

Lexo më shumë
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com