GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuar 16 herë/ Vrau dhe plagosi, e shkuara e errët e “Kobrës”

10:07 - 05/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar 16 herë/ Vrau dhe plagosi, e shkuara e errët e “Kobrës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I riu Visart Cengu nga Kukësi mbeti i vdekur pas një konflikti në një lokal nate në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxhajt. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri drejt një grupi personash, ku për pasojë humbi jetën 31 -vjeçari dhe u plagos 27-vjeçari Rufgen Shehu.

Ndërkohë Hoxhaj rezulton se ka një të shkuar të errët kriminale. Ai është dënuar për armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në rrahje, lëndime të rënda e të lehta trupore.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, ka plotë 16 dënime të formës së prerë.

Nga 16 aktgjykimet e siguruara nga Kallxo.com, Hoxha ishte dënuar me gjobë me 12 aktgjykime të plotfuqishme, kurse në katër aktgjykimet atij i është shqiptuar dënim me kusht.

Dibran Hoxha në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2007, ai ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për pjesëmarrje në rrahje.

Në vitin 2012, Hoxha ishte dënuar me 800 euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Në po të njëjtin vit, ai ishte dënuar me 850 euro gjobë për të njëjtën vepër penale.

Në vitin 2014, Dibran Hoxha ishte dënuar me 300 euro gjobë dhe dënim me kusht prej 6 muajve për dëmtim të pasurisë.

Për lëndim të lehtë e të rëndë trupor, ai ishte dënuar plot gjashtë herë me gjobë dhe me kusht.

Në vitin 2015 atij iu shqiptuan 3 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor kurse në vitin 2013 ishte dënuar me 250 euro gjobë për të njëjtën vepër.

Një vit më pas, në 2016, Hoxha u përball përsëri me drejtësinë ku u dënua me 200 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor. Në vitin 2018, ai është dënuar me 140 euro gjobë për kanosje.

Në vitin 2018 atij iu shqiptuan 200 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor, 300 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht për lëndim të lehtë trupor.

Në vitin 2019, ai u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë për shmangie nga tatimi.

Në vitin 2020 Dibran Hoxha u dënua përsëri me 1 mijë euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.

Në vitin 2021 atij iu shqiptuan 2,340 euro gjobë për lëndim të rëndë trupor, si dhe 160 euro për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare.

Ndërkaq në vitin 2016 u dënua me 1600 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor.

Etiketa: Dibran HoxhajKobraKryesore1Polici

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
Zarfi plot me barut/ Kapet 24-vjeçari, kërcënoi pronarin e banesës

Zarfi plot me barut/ Kapet 24-vjeçari, kërcënoi pronarin e banesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin
Breaking Views

Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

20:45 - 20/03/26

Java e 30-të e Serie A nisi me një sukses të rëndësishëm për Napolin, që triumfoi 0-1 në transfertë ndaj...

Lexo më shumë
Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

20:30 - 20/03/26
Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti

Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti

20:19 - 20/03/26
Zyrtare! Sylvinho vendos për Muçin, merr fund çdo dyshim

Zyrtare! Sylvinho vendos për Muçin, merr fund çdo dyshim

20:17 - 20/03/26
Tabaku dhe Bardhi, takime në Bundestag: Koha për një luftë reale kundër korrupsionit

Tabaku dhe Bardhi, takime në Bundestag: Koha për një luftë reale kundër korrupsionit

19:37 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com