Valter Bami është liruar nga qelia ditën e sotme. Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra.
Nga burime bëhet me dije se Bami u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës caktoi ndaj tij masën e “arrestit shtëpiak”.
Me argumentin se prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit, gjykata zëvendësoi masën e sigurisë nga ajo e “arrestit në burg” me “arrest shtepie”.
Bami u arrestua për shkak se pas ngjarjes, iu gjetën gjurmë baruti në duar.
Nga verifikimet rezultoi se ai kishte një armë sportive me leje sportive dhe ditën e ngjarjes kishte qenë në banesë në bazë të pamjeve filmike.
Discussion about this post