GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I gjetën mijëra euro e paund, procedohet për pastrim parash 28-vjeçari në Fier

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I gjetën mijëra euro e paund, procedohet për pastrim parash 28-vjeçari në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 100 mijë euro i janë sekuestruar një të riu në Fier. Paratë, sipas bluve, dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

“Kontrolle të befasishme ndaj personave me precedentë të mëparshëm kriminal, me qëllim parandalimin, evidentimin e goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Money”. Procedohet penalisht 28-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan në automjet, 97 540 euro dhe 3 000 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të ushtruara në të gjitha akset rrugore të vendit, si edhe monitorimit të vazhdueshëm të ambienteve që frekuentohen nga persona me precedentë kriminal, në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”, Fier, u ndalua për kontroll, nga shërbimet e Policisë, automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin R. Ç. me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale në fushat e plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë.

Si rezultat, në automjetin e 28-vjeçarit u gjetën 97 540 euro dhe 3 000 paund, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dyshohet se këto shuma parash janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 3 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. Ç., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari të tjera kriminale.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: euroFierPastrim parashpound

Lajme të lidhura

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë
Aktualitet

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26
Para
Tre aksidente me vdekje në pak orë, humb jetën shoferi që u përplas me trafikndarësen

Tre aksidente me vdekje në pak orë, humb jetën shoferi që u përplas me trafikndarësen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiranë. Një...

Lexo më shumë
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26
A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

11:50 - 22/10/26
Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

11:45 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com