GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“I hyri detit në këmbë”/ Fjalimi i Ramës në KE, Fuga: Dështim fatal diplomatik

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“I hyri detit në këmbë”/ Fjalimi i Ramës në KE, Fuga: Dështim fatal diplomatik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesori Artan Fuga ka reaguar në lidhje me debatet që kryeministri Edi Rama pati dje me disa përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, në asamblenë e KE.

Tema e bisedës ishte Kosova dhe akuzat që janë bërë ndaj ish-krerëve të UÇK për trafik organesh.

Fuga theksoi se kryeministri i Shqipërisë nuk u kuptua se përse gjeti rastin t’i hynte detit këmbë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, duke i fyer dhe i sulmuar kot më kot anëtarët e KiE.

REAGIMI I FUGËS
Zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët!
Mirë kryeministri i Shqipërisë nuk u kuptua se përse gjeti rastin t’i hynte detit këmbë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, duke i fyer dhe i sulmuar kot më kot!
Cfarë do të sillte të mirë kjo gjë për ish luftëtarët e Kosovës që duhet thënë se mbahen kot në burg kur mund të hetohen në gjendje të lirë!
E rëndoi edhe më shumë gjendjen e tyre, e politizoi, çka do të ketë pasoja ndofta mbi ta! Nuk ka kanale diplomatike Shqipëria për t’i ndihmuar ata, por duhen fjalime të gjata me retorika për të treguar sa të zotët jemi! Ja plasim Evropës bam si Isa Boletini që vajti te kryeministri anglez a ku di unë se ku me dy kobure në brez, njërën e dorëzoi tjetrën e fshehu poshtë setrës! Hashim Thaçi m’u duk në atë fjalim si pretekst për retorikë i shkreti!
Po mirë, i yni, hajde mo, atë eksperiencë dhe traditë të venies së botës në grykë të topit kemi, por ata grekër, rumunë, bullgarë a ku di unë çfarë ishin, pse gjyqin e Shqipërisë dhe të politikës së jashtme të Shqipërisë do të bënin aty?

Mos duan që Shqipëria të prishi marrëdhëniet diplomatike, si me Iranin, edhe me Turqinë? Cfarë dreqin donin? Kjo është detyra e tyre? Atyre nuk u duhej dhënë përgjigje fare jo të hyhej në debate të provokuara kot e më kot!
Kurse anullimi darkës sepse kryeministri i Shqipërisë u soll jo konform sipas etikës së tyre ishte thela mbi bishtin! Po pse o diplomaci është kjo? E ç’lidhje ka të hash darkë me atë që nuk ndan mendimet si ty, që edhe mbaso nuk të pëlqen!
M’u dukën si vjehrra e një shokut tim që nga që u zemërua me nënën e këtij djalit, pra me krushkën e vet, nuk i erdhi në datëlindjen e gocës, pra të mbesës së vet!
O pika thuaj!
Ore mos ka ndikuar kovidi në kësi gjykimesh!
Gjithsesi kjo ngjarje, e rastit, prej budallikut, apo e provokuar, nuk e përjashtoj fare, ishte një dështim fatal diplomatik, i dyanshëm, një mungesë përgjegjësie për fatet e Evropës dhe të integrimit evropian të Shqipërisë, çka nëpër parlamente ndodh, sepse edhe ka amatorë, për të mos thënë që ishte për ta shtyrë edhe më shumë Shqipërinë larg Evropës, nga Mesdheu drejt oqeanëve pa busull!
Mirë që e pamë dhe e dëgjuam me sytë tona se kur raportojnë gazetarë që aty, o Zot, në vend të rrëfejnë, bëjnë interpretime, japin gjykime, bëjnë urrrraaaa!
Nuk dua t’a besoj, por nuk kam si mos e them që duhet mbajtur në kujtesë!
Si shumë po përsëriten incidentet, me Iranin, me Rusinë, me Kosovën, me Bullgarinë, me Evropën e Bashkuar, me Italinë, dhe tani na edhe me Këshillin e Evropës!
Shqipëria ka nevojë në politikën e jashtme të ndjekë akset e saj, por t’i ulë tonet një çikë, se prodhojmë zhurma më shumë se Zvicra, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Suedia, të marra sëbashku, kot fare!
Zihen atllarët, por shkelmat i hanë gomarët!

Etiketa: Artan FugaEdi RamaPolitike

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
“Liria e fjalës shqetësim serioz”, ambasadorja e BE dorëzon raportin e KE për Shqipërinë

“Liria e fjalës shqetësim serioz”, ambasadorja e BE dorëzon raportin e KE për Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive dhe 4 nën mbikëqyrje, evakuohen banorët e rrezikuar në Mirditë

18:22 - 21/08/26

Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ku 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. Përmes një...

Lexo më shumë
Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com