GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I kërkoi marrëdhënie intime pacientes, pezullohet nga detyra mjeku i Sanatoriumit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I kërkoi marrëdhënie intime pacientes, pezullohet nga detyra mjeku i Sanatoriumit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit të rastit skandaloz në emisionin “Stop”, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra.

Drejtuesit e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedentë.

“Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo sjellje abuzive me pacientët. Abuzimi seksual është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar. Të gjithë ne mjekët dhe punonjësit e Spitalit “Shefqet Ndroqi” jemi thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve tanë. Por, duam të sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të qëndrojmë në mbrojtje të shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre. Falënderojmë emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe inkurajojmë çdo qytetar dhe media të bëjnë të njëjtën gjë nëse ndodhen përpara situatave të shëmtuara që kompromentojnë misionin fisnik të mjekut dhe të personelit tonë, të cilët shërbejnë për të shëruar dhe shpëtuar jetë njerëzish. Ky rast na bën të ndiejmë përgjegjësinë për t’u kërkuar ndjesë publike qytetarëve dhe sigurojmë publikun se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore në bashkëpunim me organet përkatëse, duke siguruar ndëshkimin e individëve që kompromentojnë misionin e shenjtë të mjekut”, thuhet në një reagim të qendrës spitalore.

Kujtojmë se “Stop” transmetoi në Tv Klan rastin skandaloz të mjekut Pëllumb Hysko, i cili ngacmoi seksualisht pacienten (Lexo më shumë). Ai shfaqej aty duke përdorur një fjalor të shthurur e duke folur me terma të qartë seksualë. Po ashtu ai i premtonte pacientes se në Sanatorium mund ta kontrollonte pa letra dhe pa pagesë

Etiketa: Artur ZekoPëllumb Hyskosanatoriumi

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Arrestimi me forcë i Metës, ambasada amerikane mbështet Policinë e Shtetit

Arrestimi me forcë i Metës, ambasada amerikane mbështet Policinë e Shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com