Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, gjatë kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.
Kësisoj, janë arrestuar 11 drejtues, 6 për përdorim makine pa patentë e 5 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi dhe janë vendosur mijëra gjoba.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.