GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I riu vdiq në qeli, reagon pas 6 ditësh Drejtoria e Burgjeve

18:28 - 06/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
I riu vdiq në qeli, reagon pas 6 ditësh Drejtoria e Burgjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për vdekjen e një të riu në qeli. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i riu konsumonte drogë. Po ashtu, kjo drejtori thotë se numri i familjes të viktimës dilte i padisponueshëm dhe prandaj është vonuar njoftimi.

“Në QSUT pacientit i është dhënë ndihma mjekësore, i janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe më pas mjeku i urgjencës kakonkluduar se pacienti Renalt Tahiri ka berë eksitus letalis (vdekje) susp. Arrest kardiak në Spitalin QSUT “Nënë Tereza”. Lidhur me detyrimin ligjor të stafit të burgut për njoftimin e familjarëve dhe të afërmëve në rast vdekje; Zyra e Informacionit e IEVP Jordan Misja ka siguruar një numër kontakti të familjarëve të të paraburgosurit, të marrë nga dokumentacioni i tij të cilin e kanë thirrur për disa herë deri në orën 00:05 të datës 02.04.2023 dhe ka qenë i padisponueshëm”, sqarohet në deklaratë.

Njoftim për shtyp:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në media- lidhur me rrethanat në të cilat shtetasi Renalt Tomor Tahiri, me masë sigurie arrest me burg nëInstitucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale,“Jordan Misja” ka ndërruar jetë në QendrënSpitalore Nënë Tereza.-dhe mosnjoftimin e familjarëve të tij nga ana e stafit të burgut. Duke shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e personit të tyre të dashur,informojmë opinionin publik se;Shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është shoqëruar nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, për në ambjentete paraburgimit të IEVP “Jordan Misja” më datë 31.03.2023, në orën 12:40, në zbatim të Vendimit tëGjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 670 Akti, datë 30.03.2023, me masë sigurie arrest me burg, idyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.Bazuar në procedurat standarte shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është pritur nga Komisioni i Pranimit, icili ka vlerësuar gjendjen shëndetësore të tij dhe me rekomandim të mjekut të burgut është vendosur që i paraburgosuri të shoqërohet për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” për një konsult me mjek specialisttoksikolog, pasi është konstatuar në gjëndje të rënduar shëndetësore, në paraqitje humor të deprimuar,fascies e zbehtë, puls i dobët. I paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri ka referuar se është përdorues ilëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C.

Në orën 14:10 datë 31.03.2023, i paraburgosuri është shoqëruar për në Qendrën Spitalore “NënëTereza”, ku ka realizuar konsultën me mjekun toksikolog. Pacienti njihej nga stafi shëndetësor si përdorues i lëndëve narkotike. Aktualisht nën terapinë mbajtëse me Methadon 60 mg. Mjeku karekomanduar të vazhdoj terapia me Methadon dhe rikontroll në rast nevoje.Pas konsultës me toksikologun është kryer konsult dhe me mjekun Psikiatër në Qendrën Spitalore tëBurgjeve.Pacienti paraqitet me dobësi trupore, mungesë oreksi, nuk referon të jetë trajtuar për probleme tëshëndetit mendor, si edhe referon së është trajtuar me Methadon, qetësues dhimbje. I është rekomanduar të plotësohet me analiza laboratorike (gjak komplet, Gjak Biokimik, HIV/AIDS, Hepatit B, C). Të vazhdojë trajtimin me medikamente për tre ditë (Sol. Fiziologjik, Vit C).Pas kthimit nga QSUT më datë 01.04.2023, ka vijuar trajtimi i pacientit sipas rekomandimeve tëmjekëve specialist.

Rreth orës 15:30, të datës 01.04.2023, i paraburgosuri shoqërohet për në dhomën e infermierisë, ku iështë vendosur serumi dhe vitamino-terapi, sipas rekomandimeve të mjekëve QSUT “Nënë Tereza”. Rreth orës 20:50 të datës 01.04.2023, i paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri i ka kërkur infermierit, për t’iaplikuar një qetësues dhimbje, i cili është aplikuar. Por megjithë mjekimin që mori, gjëndja e tijshëndetësore ka qenë e njëjtë. Rreth orës 21:50, punonjësit e sigurisë kanë njoftuar urgjentë stafin shëndetësor për shkak të gjëndjes sërënduar të të paraburgosurit. Infermieri ka hyrë menjëherë në dhomën e shtetasit Renalt Tahiri dhe kakonstatuar se gjëndja e tij ishte shumë e rënduar, puls shumë i dobët, nuk komunikonte, i është dhënëndihma e shpejtë dhe është nisur menjëherë për në urgjencën e QSUT-së. Grupi i shoqërimit është nisur nga institucioni në orën 22:06 dhe ka mbërritur në urgjencën e Q.S.U.T në orën 22:10, datë01.04.2023. Gjatë shoqërimit për në urgjencën ka vazhduar kryerja e masazhit kardiak.

Në QSUT pacientit i është dhënë ndihma mjekësore, i janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe më pas mjeku i urgjencës kakonkluduar se pacienti Renalt Tahiri ka berë eksitus letalis (vdekje) susp. Arrest kardiak në Spitalin QSUT “Nënë Tereza”. Lidhur me detyrimin ligjor të stafit të burgut për njoftimin e familjarëve dhe të afërmëve në rast vdekje; Zyra e Informacionit e IEVP Jordan Misja ka siguruar një numër kontakti të familjarëve të të paraburgosurit, të marrë nga dokumentacioni i tij të cilin e kanë thirrur për disa herë deri në orën 00:05 të datës 02.04.2023 dhe ka qenë i padisponueshëm. Në pamundësi për t’u lidhur me familjarët e të paraburgosurit për ti njoftuar, në orën 00:30 është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, të cilës i është bërë me dije dhe adresa e banimit të të ndjerit Renalt Tomor Tahiri. Gjithashtu është njoftuar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Tiranës. Menjëherë pas njoftimit të ngjarjes nga salla operative, një ekip inspektimi i nivelit të lartë të DPB, meUrdhër të Drejtorit të Përgjitshëm, ka inspektuar lidhur me rrethanat e vdekjes dhe zbatimin e procedurave të pranimit, nga ora 23:00 deri në 04:00. Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën drejtimin e Prokurorisë është duke bërë hetimin lidhur me ngjarjen.

Etiketa: Drejtoria BurgjeveKryesore1riutvdekja

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Lampard: Kam besim te vetja ime, ndoqa një rrugëtim ndryshe

Lampard: Kam besim te vetja ime, ndoqa një rrugëtim ndryshe

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com