GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Identikiti i presidentit të ri: Cili do të ishte modeli më i përshtatshëm pas precedentit Meta?!

12:46 - 25/01/22
në OP-ED
Kohë leximi: 5 min
A A
Identikiti i presidentit të ri: Cili do të ishte modeli më i përshtatshëm pas precedentit Meta?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Pata

Ilir Meta kishte të gjitha mundësitë që të përfaqësonte unitetin e popullit. Kishte qenë kryeministër i vendit, kryetar Kuvendi, ministër disa herë, edhe si përfaqësues politik kishte pasur pika takimi me PD-më, madje kishte qenë i domosdoshëm që Sali Berisha të vinte në pushtet.

Pa Ilir Metën, Sali Berisha nuk mund të rikthehej në vitin 2005. Nuk do të kishte asnjë mundësi objective. Shumë nga e majta, njerëz që me Berishën kishin ide se ai përfaqëson kataklizmën nuk e pranuan, por realisht Ilir Meta përfaqësonte logjikën se Berisha është një lloj Nano-je ndryshe, madje më i mirë.

E në vite kjo folozofi zuri vend fort tek LSI se koalicioni me PD, është më i mirë se më PS-në. Në zgjedhjet e 2007-s, ishin përfaqësuesit e LSI-së që denoncuan në opinionin publik se Rama jo vetëm nuk ju jepte, por ju merrte pushtet.

Ndaj, përpara koalicionit të vitit 2009, LSI bashkoi votat me PD-në në këshillat bashkiakë për të rrëzuar buxhetet e bashkive ku kishte fituar PS në aleancë me LSI.

Më pas, pra në 2009, 2011, 2013, historia dihet. LSI është ndjerë më rehat me Partinë Demokratike sesa me Partinë Socialiste në koalicion, pavarësisht sa ka fituar nga situate. Ilir Meta hyri në aleancë me Edi Ramën në vitin 2013, duke tradhëtuar Berishën, e ky aspekt rëndoi më shumë se tradhëtia e 2009-s që Meta i bëri PS-së dhe elektoratit të së majtës.

Pse ndodhi kjo? Sepse Ilir Meta, pas 2009-s hyri në një marrëdhënie të rëndësishme me pjesë të votuesve të PD-së, që siç u pa ishte vitale për rritjen e LSI-së.

Ilir Meta, sapo mori së bashku me Edi Ramën 1 milion votat e famshme, u pa nga e djathta si shpresa politike për tu rikthyer. Armët kimike të Sirisë ishin dëshmia e parë, ku Meta i tha Ramës “JO”. Madje e detyroi që Rama t’i thojë SHBA “JO”. Që në fakt ndodhi ashtu.

Jemi në shtatorin e 2013-s. Pas kësaj çdo zhvillim që kishte të bëjë me Ilir Metën, ishte sikur ai të ishte në koalicion me Sali Berishën.

Po atëherë pse e zgjodhi Edi Rama, Ilir Metën President të Republikës kur nuk e kishte qejf, kur e kishte një aleat të besdissshëm, kur nuk e kishte besim?

Kjo është një pikëpyetje që realisht nuk se ka marrë përgjigje të shterueshme, por gjasat janë që Edi Rama e ka zgjedhur Ilir Metën sepse ja kishte premtuar, e ka zgjedhur Ilir Metën sepse e kishte më të lehtë për ta bërë këtë gjë, e ka zgjedhur Ilir Metën sepse mendonte se do ta hiqte qafe atë.

E në fund të fundit një zgjedhje e tillë, pra e një Presidenti të Republikës, mund të vijë si një zgjidhje e detyruar.

A nuk ishte edhe zgjedhja e Bamir Topit një zgjedhje e detyruar për Sali Berishën? Doktori, siç u pa më vonë preferonte Bujar Nishanin, i cili ndryshe nga Topi, emëroi edhe kreun e SHISH edhe Kryeprokurorin siç donte Berisha.

Të gjitha këto pyetje bëhen sot, edhe për arsye se Ilir Meta dha një model krejt të ndryshëm të Presidentit të Republikës që prej largimit të Sali Berishës.

Dikush e quan Metën si një digë e autoritarizmit të Edi Ramës, si një garanci për ekuilibrimin e pushteteve në vend.

Po t’i referohemi modeleve që kanë lënë në zyrën më të rëndësishme të shtetit, kemi mjaft presidentë të Republikës që kanë qenë digë e pushtetit të kryeministrave. Madje të fortë. Duke nisur nga Rexhep Meidani, i cili, në disa raste ndaloi vrullin e kryeministrit Fatos Nano, qoftë për ministrant e rëndësishëm të kabineit, por sidomos për institucionet e pavarura, siç është SHISH.

Ndërkaq, Presidenti Alfred Moisiu ishte një model më i theksuar i një pushteti të ekuililruar, e që e tregoi këtë edhe me Fatos Nanon edhe me Sali Berishën.

Rasti më i fortë ishte ai për Kryeprokurorin e Repuvlikës, kur Berisha kërkonte ta shkarkonte, duke anashkaluar ligjin dhe Moisiu nuk e lejoi.

Një model të tillë e ka ndjekur edhe Bamir Topi, i cili edhe pse vinte nga PD, pati mjaft raste ku bllokoi orekset e Sali Berishës-kryeministër. Rastet e Gërdecit dhe 21 janarit ishin dhe kulmet që destabilizuan Berishën që e quajti edhe “horr bulevardi”.

Edhe Bujar Nishani, i cili ishte një luajal i Berishës dhe është akoma, por gjatë kohës së 5 vjeçarit të Presidencës nuk krijoi asnjë precedent të përmbysjes kushtetuese të rolit të kreut të shtetit.

Ilir Meta, kur erdhi në krye të pushtetit premtoi hapur se do të ishte një president që do të refuzonte dekretet e Edi Ramës, nuk do ta linte rehat, do të kufizonte pushtetin e mazhorancës.

Një model i një presidenti, i cili do të ndalonte fuqinë e mazhorancës, nuk do të ishte problem. Por Meta e ka tejkaluar këtë model, duke kërkuar negocim për çështjet që i kanë interesuar. Siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese apo KED, kur kapërceu kompetencat.

Në fillim duke emëruar në Kushtetuese një gjyqtar që nuk kishte kaluar në vetting, e më pas bëri betejë për të pasur gjysmën e anëtarëve luajalë ndaj tij. Duke zgjedhur edhe anëtarë që nuk plotësonin asnjë kriter.

Kur në precedencën e institucionit të tij kishte rastin e Presidentit Bamir Topi, për çëshjen e emërimeve në organet e larta të drejtësisë. Kur pas impasit me mazhorancën e Berishës, Topi dhe PD arritën një akord që para çdo emërimi në organet e drejtësisë do të kishte një konsultim paraprak. Gjë që solli një zgjidhje pa trauma mes institucioneve, e që në fund nuk pati kontestim nga palët.

Megjithatë rasti më ekstrem i Metës, ishte përplasja me SHBA-në para zgjedhjeve të 25 korrikut.

Një përplasje që ka dëmtuar mjaft Presidencën, insittucion që prej asaj kohe është jasht loje nga perceptimi i kancelarive perëndimore.

Po në fakt, cili është modeli i një kryetari shteti që i duhet Shqipërisë, referuar përvojës 30 vjeçare që kanë sjellë presidentët që janë betuar në zyrën më të rëndësishme të shtetit.

Krahasuar me të gjithë rastet e modelet, duket se Alfred Moisiu, jo vetëm si personalitet i qëlluar, por edhe si vullnet politik, ka qëlluar më adekuati.

Që do të thotë; jo më president i njërës palë, por i zgjedhur detyrimisht si pasojë e një konsensusi sa më të gjerë, madje edhe kur mazhoranca i ka votat. PS-ja në vitin 2001 i kishte votat, por SHBA e BE e detyroi të zgjedhë një president konsensual.

Ky model do të jetë realisht një mundësi, apo edhe precedent që të zbatohet një frymë pajtimi dhe qetësie në politikën e polarizuar në vend, në të gjitha drejtimet…

Etiketa: Ilir Metakryesore2Ylli Pata

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Si Kina po e spiunon Perëndimin

Si Kina po e spiunon Perëndimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd
Aktualitet

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26

Motra e Fredi Lamajt ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mohuar akuzat e bëra në media nga shtetasi...

Lexo më shumë
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Fier/ Pas kërcënimit me armë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 49-vjeçari (EMRI)

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

16:59 - 16/01/26
Ish-presidenti i Finlandës: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s

Ish-presidenti i Finlandës: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s

16:45 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com