GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Idrizi për arrestimin e Belerit: Kemi hyrë në zonë të nxehtë, do e çojmë në SPAK

18:54 - 20/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Idrizi për arrestimin e Belerit: Kemi hyrë në zonë të nxehtë, do e çojmë në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të mbajtura më 14 maj, dhe rezultatet me të cilat u përball opozita. I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ai ka komentuar arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve.

Ai tha se Beleri as nuk duhej të lejohej të kandidonte, referuar situatës së krijuar prej tij në Himarë dhe të shkuarës së tij si ish i dënuar dhe pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë.

Idrizi shtoi se brenda javës së ardhshme do të dërgojnë në SPAK një tjetër çështje për Belerin, që shkon përtej krimit zgjedhor.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Si e patë arrestimin e Belerit?

Idrizi: Në mënyrë të përsëritur që nga tetori jam munduar të rris vëmendjen ndaj fenomenit.

Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. nëse do i referohemi Kodit Zgjdhr pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor. Nuk e prisja arrestimin, por është e papranueshme një njeri me rekorde të dilte si kandidat. minoriteti grek ka shumë figura të artikuluara që do i bënin nder, dhe gjendet një njeri me një të shkuar të tillë, i dënuar nga Gjykata e Vlorës, pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë dhe del me flamurin e Vorio Epirit.

Beleri e ka bërë dëmin, po kthehemi ne situata të harruara në Himarë. Kam parasysh fakte ku shteti shqiptar nuk është treguar konseguent në vijat e kuqe të interesit kombëtar.

Kur thoni drejtësia të bëjë punë e saj mos t’i dorëzohet shatazheve, çfarë nënkuptoni?

Idrizi: Ju nuk ju duken shantazhe kur ministri grek kërcënon Shqipërinë? Sigurisht që kur bëhet fjalë për krimet zgjedhore çështjet janë në SPAK. Drejtësia duhet të jetë shumë e kujdesshme, por duke parë që zyrtarë grek kërcënojnë me rrugën e integrimit dhe shkojnë bëjnë vizita peciale në burg, drejtësia të mbajë qëndrimin e saj e të mos i dorëzohet presioneve.

Drejtësia detyrim të vendosë në bazë të provave e fakteve.

Himara nuk është zonë minoritare. Beleri është një burgaxhi përsëritës edhe në Greqi. PDIU po konsultohet me një grup juristësh dhe do e çojmë ne në SPAK por jo për këtë çështje, por për advokimin i Vorio Epirit, evokon protokollin e Korfuzit, krahinën autonome dhe me pretendime irrendentiste ndaj Shqipërisë. Për këto arsye do të duhej të ishte ai në vëmendjen e drejtësisë amerikane. Do e çojmë në SPAK me shumë mundësi brenda javës që vjen.

Kemi hyrë në një zonë të nxehtë, më vjen keq kur shoh analistë që kanë inat Ramën dhe mbrojnë të pa mbrojturën. Vënë partinë para Atdheut.

Etiketa: beleriIdrizi

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Aksident në Shkodër - Lezhë, plagosen tre vajza me "Porche"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com