GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ik Lulzim në pensionin tënd të praruar politik!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Amerika e Yuri Kim është një Amerikë e keqpërdorur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Një kongres partie, që do të zgjedhë një kryetar në mes të zhegut më të tmerrshëm të vapës së korrikut, po na afron. Një skenar i tillë urgjence i llojit apokaliptik na shtyn të pyesim: çfarë vallë ka ndodhur kaq e tmerrshme për të organizuar një gjë të tillë?!

Mos vallë Lulzim Basha, që kandidon, kërkon të japë një shenjë epoke ndryshuese për opozitën dhe fatet e vendit, ndaj është kaq i ethshëm ta kryejë këtë proces?!

Mos vallë ka zbuluar shkelje pafund në zgjedhje, dhe meqenëse nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë për farsën, do t’i denoncojë një nga një të gjitha?!

Mos kushedi, Yuri Kim, ish-ambasadorja e shenjtë amerikane i ka lënë mesazhe të mbyllura në zarf që duhet të bëjë patjetër koalicion qeverisës me Ramën dhe ai do ta hapë zarfin si surprizë pikërisht atë ditë?!

Mos do të shpallë një platformë të padëgjuar ndonjëherë që shpejton në pisk të vapës?!

Pyes e pyes veten të gjej një pretekst, të shpik një arsye të këtij kongresi, mundohem t’i jap ujë e ta freskoj nga zhuritja gjuhën e urrejtjes dhe poshtërimit, që aq shumë demokratë të thjeshtë kanë ndaj tij, po përsëri arsyet s’i gjej në logjikë.

Atëherë, për kë po e kërkon Basha, lidershipin e PD-së, kur duket që ai ka ngelur ku është katandisur rrethi i njerëzve të tij në PD?!

Një skenar të tillë degradimi e reduktimi e kemi parë të vërtetohet që një vit e ca më parë, në garën e 6 bashkive e pastaj hapur dhe qartë në zgjedhjet lokale. Atëherë, për ç’anëtarë të PD-së e kërkon Basha kryesinë, çfarë ndryshimi përflet si gjinkallë në këtë vapë dhe nuk rri në cepin e strukur ku e kanë lënë paaftësia dhe zullumet e tij ndaj demokratëve?

A nuk e pamë që kjo pseudo-PD nuk arriti të mblidhte dot përfaqësues të administratës zgjedhore opozitare as në gjysmën e qendrave në mbarë vendin?!

Ja përse i duhet partia, Bashës: Të mbajë peng dhe të dëmtojë demokratët në zgjedhje.

Miqtë e tij politikanë e deputetë, që e besuan në fillim kauzën e një partie kundër non-gratës Berisha, filluan të firojnë një nga një, ca në heshtje për dinjitet, ca u larguan përfundimisht e shumë të tjerë i dolën kundër.

Tani që non-grata angleze doli një farsë, një flluskë sapuni si ajo e Blinkenit, tani që dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë janë në anën e demokrateve dhe bashkimit, kongresi i pakuptimtë i 29 korrikut ka vetëm një emër: shërbimi i fundit ndaj padronit, “kënga e fundit e mjellmës” së përçarjes dhe e së ardhmes së një opozite të fortë.

Nuk mund ta lejojmë më këtë tallje; është sarkazëm e hidhur ndaj interesave të popullit demokrat. Ai nuk do më të përfaqësohet nga kallamishtet fluturake pa rrënjë e tokë ku të rriten, as nga njerëz të lidhur me prangat e interesit vetjak dhe ato të regjimit.

Ne duam njerëz të lirë për të na udhëhequr, me të mirat dhe të këqijat e tyre, por ama të lirë, sepse vetëm kështu mund të fitohet.

Nuk mund të fitohet me kuaj gërdallë e të lodhur që elektorati opozitar i ka regjur sa nuk mbajnë dot veten në këmbë politikisht dhe moralisht si zoti Basha!

Me “optimistin bashjan” të partisë së tipit holandez që ai u përpoq të krijonte pas themelimit të lëvizjes berishjane, tanimë e di se as edhe kjo nuk është më e mundur.

As partia e dy – tre mandateve të florinjta në zgjedhjet e ardhshme nuk qëndron si opsion i vlershëm, pasi në luftën me këtë regjim ato nuk i duhen askujt nga opozita.

Po për ç’dreq arsye të dobishme për ata demokratë të thjeshtë që ende besojnë në përrallën e tij të rimëkëmbjes, duhet mbajtur ky kongres?

A duan të humbasin përsëri, kur e kuptuan shumë mirë se ajo vulë-siglë e një partie inekzistente që Basha mbajti e përdori në zgjedhje, ka humbur 10-15 % votues?

Duhet të ikë me të mirë në pensionin e tij të praruar politik, se ka dhe pension moral, publik e qytetar dhe shumë më keq, për të.

Etiketa: Ndricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
I lidhur me klanet e duhanit, dyshimet për ish-kryepolicin malazez

I lidhur me klanet e duhanit, dyshimet për ish-kryepolicin malazez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)
Aktualitet

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

12:44 - 06/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin italian Giovanni Telesco dhe kompaninë e tij “Euro...

Lexo më shumë
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Protestat janë një e drejtë themelore, dhuna në protesta na ka shokuar!

12:36 - 06/11/26
Salianji publikon videon e Ramës: Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, por sot s’di ku të futet

Salianji: Qeveria i lufton me propagandë tumoret, gjendja e shëndetësisë sot është kriminale

12:24 - 06/11/26
Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare

12:15 - 06/11/26
Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

Meta sulmon Ramën për raportin e KE-së: Nuk ka Europë që ia mbulon korrupsionin kësaj qeverie

12:02 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com