GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ikën 1 MLN euro për një fshesë, Veliaj i shet Fushës Sheshin Skënderbej dhe parkimin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ikën 1 MLN euro për një fshesë, Veliaj i shet Fushës Sheshin Skënderbej dhe parkimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘Bomba’ paszgjedhore plasi! Veliaj po iu shpërndan shpërblimet të gjithëve atyre që e ndihmuan për fushatë. Këtë e tregojnë kontratat e majme që po lidh me oligarkët e tenderëve. Shpërblimi i radhë si është dhënë biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Mirëmbajtja dhe Menaxhimi i Sheshit “Skëndërbej”. Më saktë bëhet fjalë për pastrimin e sheshit, shërbim që qytetarëve do t’u kushtojë 1 milionë euro. Përveç taksës së pastrimit që paguajnë veç dhe paratë e tenderëve që i jepen “Eco- Tirana”.

Sikur theksuam pak më lartë ajo që bie në sy në këtë tender është fituesi. Sepse gara për këtë prokurim është hapur që në fillim të muajit maj, pak ditë para zgjedhjeve. Sikur duket Fusha i ka dhënë mbështetje të madhe Veliaj gjatë zgjedhjeve dhe ky i fundit po ia kthen qokën.

Sepse këtë kontratë ia ka falur në tavolinë pa garë fare.  Duket në dokumente se janë ofruar për këtë projekt edhe dy firma të tjera, me oferta më të lira. Por, Veliaj i ka skualifikuar që në fazën e parë, duke ia lënë gati fitoren pa konkurrencë “Fusha shpk”.

Në shkelje të hapur të ligjit Fusha futi në xhep 1 milionë euro për larë sheshin.

Në dokumentet thuhet se firma fituese do të jetë përgjegjëse për  pastrimin e pllakave, mirëmbajtjen e bimëve, ndriçimin në shesh. Do të mirëmbajë shatërvanët edhe stolat. Duke theksuar se një herë në ditë pastrimi do të jetë me fshesë, ku theksohet se “Ky pastrim nuk është i një teknike të veçantë por thjesht është një pastrim me fshese nga punëtorët e përcaktuar, i cili përfshin të gjitha hapësirat e sheshit”.

Ndërsa një herë në javë do të jetë me ujë. Dhe një herë në muaj me spatula, duke e konsideruar si pastrim më të specializuar. Sipas dokumentit një herë në 6 muaj do pastrohen fugat tek gurët natyror. Gjithashtu, fusha do të merret edhe me menaxhimin e parkimit poshtë sheshit.

Të dhëna që shtojnë më shumë dyshimet mbi transparencën e këtij tenderi dhe shpenzimin e 1 milionë eurove.

Lexo edhe: U hap sa për fushatë/ Çfarë u bë me Piramidën, që kushtoi 18 milionë euro?

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: 1 milione euroabuzimErion VeliajpastrimshehsiShkelqim Fushatender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com