GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ikin shqiptarët që duhet të rrinë, rrinë ata që duhet të kishin ikur

19:03 - 05/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri Edi Rama tentoi t’ia hedhë fajin “perandorive” të së shkuarës për dallgën e re të emigrimit të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vehap Kola – Në regjimin e Enver Hoxhës, burimet më të mira njerëzore të Shqipërisë i gjeje në qelitë e hetuesisë, burgje, kampet e përqëndrimit, miniera ose përpara togave të pushkatimit.

Në regjimin e Edi Ramës dhe pararendësve të tij, njerëzit më të zotë të Shqipërisë i gjen jashtë saj. Nëse pas luftës së dytë botërore, bota nuk do të hynte në një luftë të ftohtë por në një epokë liberale siç hyri pas mbarimit të luftës së ftohtë, Enver Hoxha nuk do të kishte vepruar ndryshe nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Shqiptarët e papërkulur dhe të lirë do t’i kishte përzënë duke ua bërë Shqipërinë ferr siç e bëri klasa politike e tranzicionit.

Në të njëjtën mënyrë, nëse këta, që kanë përzënë shumicën e shqiptarëve dhe e kanë bërë Shqipërinë më të vogël se ç’ua la regjimi komunist, do të kishin marrë pushtetin pas luftës së dytë botërore, nuk do të kishin bërë asnjë të keqe më pak se vetë Enver Hoxha.

Në këtë kuptim, diktatura dhe tranzicioni shqiptar janë dy anë të së njëjtës medalje: ata që e kanë qeverisur Shqipërinë prej 77 vitesh janë edhe pushtuesit më të ligj që ka parë ky dhe.

Statistikat e shpopullimit të Shqipërisë gjatë viteve të sundimit të Edi Ramës janë traumatizuese, por trauma e vërtetë është se as statistikat e qeverive përpara tij nuk janë më të mira.

Secila qeveri apo opozitë e tranzicionit nuk ka treguar dhembshuri për vendin. Në historinë tonë të 80 viteve të fundit, elitat politike na janë afruar me fytyrë mëmësore por të gjitha syresh kanë qenë nëna fallso, që janë udhëhequr nga babëzia për posedim dhe pasurim, jo nga ndonjë ndjesi xhelozie e përkatësisë në këtë popull.

Ndryshe nga ndodhia e dy grave izraelite që paraqiten përpara mbretit Solomon/profetit Sulejman, ku nëna e vërtetë heq dorë nga dëshira e fortë për posedimin fëmijës pasi dominohet nga ndjenja më e fortë e dashurisë për të, shqiptarëve u ka rënë fati i keq që të gjitha “nënat Parti” qëlluan të jenë të rreme.

Për t’i shtuar dhimbjes turp, një pjesë e elitës politike, përkatësisht opozita e sotme e Berishës dhe Metës, pretendon të ngjallë shpresën e shqiptarëve me argumentin se ata janë një “nënë Parti” më pak e rreme se “nëna Parti” e Edi Ramës, e cila është edhe nënë e të gjitha partive.

Ndërmjet dy zgjedhjeve të tilla, ku secila nga pretendentet për posedimin e Shqipërisë është gati ta bëjë tokë të djegur vendin në rast se nuk e shtie dot në dorë, shqiptarët kanë vetëm një mundësi: të ikin prej të dyjave, nëse munden.

Vetëm në këtë mënyrë merr kuptim aventura e çmendur e kalimit të La Manche me gomone. “Të vdekur se të vdekur, me mirë duke u përpjekur, se duarkryq” thotë çdo i ri shqiptar që i futet kësaj rruge.

Mirë një pjesë e shoqërisë është disi e kapur nga pushteti nga interesi apo nga halli i bukës së gojës dhe nuk e pranon dot se Berisha dhe Meta ofrojnë një mundësi më pak të keqe se Rama.

Po këta të rinj që nuk duan t’ia dinë për Ramën apo për pushtetin e tij që i ka lënë pa punë dhe pa bukë, këta pse nuk e besojnë alternativën e Berishës dhe Metës? Sepse ata dinë t’i bëjnë llogaritë më mirë se qatipët e propagandës në secilin krah të politikës: ata nuk kanë dëgjuar akoma ndonjërin prej opozitarëve të zjarrtë të thotë se cilat ishin gabimet e qeverive të tyre.

Jo se në këtë rast do të meritonin të riktheheshin, por ndoshta do të ishin më të vërtetë dhe kjo mund t’i ndihmonte t’i hapin rrugë reformimit të opozitës dhe shfaqjes së alternativës së vërtetë përballë regjimit të Ramës.

Por për momentin është e qartë se secili prej lojtarëve të politikës së tranzicionit do të vazhdojë të luajë me populizma, me patriotizma të shtirur dhe dashuri të rreme me fjalë dhe maskë dhe shqiptarët që nuk janë budallenj t’i besojnë do të vazhdojnë të ikin. Derisa të fillojnë të ikin ata që duhet të ikin.

Etiketa: Edi Ramaemigrimkryesore2Vehap Kola

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Shqipëria po boshatiset, Rama kapet me mediat: Nxjerrin pa pikë turpi lejet e qëndrimit

Rama bën si kursimtar: Delegacionet e huaja i pres me dritë celulari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com