GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Iku me gomone në ’97, kush është shqiptari që kandidon në Itali…

13:16 - 21/09/23
në Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Iku me gomone në ’97, kush është shqiptari që kandidon në Itali…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në rajonin italian të Trentino-Alto Adige më 22 tetorin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet rajonale.

E ndërsa fushata elektorale në rajonin e pasur italian ka nisur fuqishëm, mes kandidatëve është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Fation Mullicin që kandidon për Këshilltar province (Consigliere provinciale) në Rovereto Trentino-Alto Adige.

Mullici aderon në partinë rajonale “La Civica”, një lëvizje kjo me rrënjë të forta në komunitetin lokal dhe përfaqëson zemrën e Trentinos, ku prodhohen politikat për rajonin.

Por kjo nuk është hera e parë që Mullici kandidon. Para tre vitesh ai u zgjodh si këshilltar komunal i Roveretos.

Fitorja e tij tërhoqi vëmendjen e medias italiane për shkak të historisë së veçantë të Mullicit.

Fationi, tani 42 vjeç, shkoi në Itali si klandestin me gomone dhe tani është sipërmarrës në ndërtim dhe impiantet elektrike.

Ai nuk është vetëm i preferuari i shqiptarëve në këtë rajon, por edhe italianëve dhe këtë arsye në zgjedhjet e kaluara, Mullici ishte edhe kandidati që mori më shumë preferenca personale.

Ai thotë se do të bëjë një punë të mirë dhe do të jetë zëdhënës i të gjitha komuniteteve që jetojnë në rajonin e Trentino-Alto Adige dhe se dëshiron që të gjithë të emigrantët të integrohen realisht pa paragjykime.

Në një intervistë për mediat italiane, Mullici thotë: “Unë besoj që përtej rreshtimeve politike, të gjithë duhet të punojmë rreth këtij rajoni të bukur. Rovereto është një qytet që më ka mikpritur dhe më ka ndihmuar të punoj. Dhe për këtë dua t’ia shpërblej duke iu dedikuar të gjithë rajonit”.

Mullici shkoi në Itali në vitin 1997: “Isha 15 vjeç dhe erdha i vetëm, klandestin me një nga gomonet që kalonin detin Adriatik. Zbarkova në Bari ku ishte xhaxhai im që më priste dhe punova një vit e gjysmë në mes të kampeve. Më pas, nëpërmjet miqve arrita në Rovereto ku gjeta punë dhe nisa studimet”. Në 2008 ai hapi një kompani për impiantet elektrike dhe në 2010 një kompani ndërtimi.

Pra, Fation Mullici është përfaqësuesi tipik i emigrantit shqiptar që nga asgjëja, me anë të punës është kthyer në një simbol suksesi dhe krenarie për komunitetin shqiptar në Itali. Tashmë këta të fundit duhet të bashkohen rreth Mullicit për ta votuar duke pasur kështu një përfaqësues të tyrin dinjitoz në rajonin e Trentino-Alto Adige.

Etiketa: ItaliKandidonShqiptar

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Berisha i kërkon llogari për Vettingun, Manja e ironizon: Vjen nga bota e përtejme

Berisha-Manjës: Bëji një telefon SPAK dhe thuaji të arrestojnë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com