GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ILD: Në institucionin tonë nuk ka ankesë të Veliajt ndaj prokurorit Dado

20:44 - 28/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliaj flet nga burgu: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë mohon që në këtë institucion të jetë depozituar ndonjë ankesë nga Erion Veliaj ndaj prokurorit të çështjes së tij në SPAK, Ols Dado.

Në një përgjigje të shkurtër të dhënë për mediat, ILD bën me dije se deri në përfundimin e orarit zyrtar nuk është administruar nga ky institucion asnjë ankesë e Veliajt.

“Në përgjigje të interesit, deri në përdundim të orarit zyrtar, nuk është administruar ankesë nga z.Veliaj në ILD.” – thuhet në përgjigjen e ILD-së

Në media u raportua se Erion Veliaj i ishte drejtuar me një shkresë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku kërkonte nisjen e një procedimi disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Dado. Madje, u publikua edhe shkresa e plotë, por siç duket, Veliaj e ka nisur në media, para se ta depozitoj në institucionet ku duhej dorëzuar.

Veliaj pretendon se Ols Dado ka kryer shkelje në shqyrtimin e çështjes penale ndaj tij dhe se është në kushtet e konfliktit të interesit, për shkak të një leje pallati që ka kërkuar në Bashkinë e Tiranës.

Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 Shkurt, ku akuzuohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash. Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Që prej arrestimit, Erion Veliaj ka nisur një sulm me fyerje dhe kërcënime ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit, Erjon Bani.

Etiketa: dadoILDVeliaj

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Para
Rama uron besimtarët myslimanë me nisjen e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Rama uron besimtarët myslimanë me nisjen e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com