GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ilir Daja, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës

11:39 - 23/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Daja, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe shihet si kandidati kryesor apo favorit për t’u bërë përzgjedhës i ardhshëm i përfaqësueses së Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi t’i ndajë rrugët me trajnerin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024.

Menjëherë pas lajmit të largimit të Glihas, filluan të qarkullojnë lajme me emra të ndryshëm të trajnerëve që pritet të marrin drejtimin e Kosovës.

Ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic si përzgjedhës të ri të Dardanëve apo pasues të sllovenit Gliha.

Megjithatë, një trajner i njohur shqiptar dhe i suksesshëm gjithashtu po shihet si favorit për të marrë drejtimin e ekipit përfaqësues.

Sipas burimeve, Ilir Daja është kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës.

Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të ndodh së shpejti, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023/24, kur edhe i skadon kontrata.

Përparësi e tij është se Daja e njeh mirë mentalitetin shqiptar dhe të futbollistëve nga Kosova, ndërsa me emërimin e tij do t’i jepej rëndësi e madhe edhe futbollit vendor, ku nuk do të mungonin ftesat për shumë lojtarë.

Daja njihet për suksesin e madh me Ballkanin e Suharekës, ku në dy sezonet e fundit i ka shpallur kampion të Kosovës dhe janë në rrugë për të fituar edhe vitin e tretë radhazi, shkruan Telegrafi.

Përveç kësaj, trajneri nga Shqipëria ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy edicione radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, teksa gjatë kohës së tij janë bërë edhe disa shitje të mëdha të lojtarëve vendor.

57-vjeçari i lindur në Tiranë ka drejtuar shumë klube të njohura në Shqipëri që nga viti 2005 si Elbasani, Dinamo Tirana, Besa e Kavajës, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Partizani.

Në Shqipëri, Daja ka fituar titullin me tri herë me tri skuadra të ndryshme. Me Elbasanin në sezonin 2005/06, me Dinamon në sezonin 2007/08 dhe Skënderbeun në sezonin 2017/18, ku e fitoi edhe Kupën.

Me klubin korçar, trajneri 57-vjeçar kapi edhe grupet e Ligës së Evropës, ku është edhe suksesi më i madh i një klubi shqiptar.

 

Etiketa: dajaKosove

Lajme të lidhura

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…
Breaking Views

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…

23:16 - 09/01/26
Premier League: Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin
Breaking Views

Premier League: Arsenali kalon gjashtë pikë përpara pas barazimit pa gola me Liverpoolin

23:22 - 08/01/26
Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas
Breaking Views

Goditje në frymën e fundit, Milani ndalet në shtëpi përballë Genoas

23:09 - 08/01/26
Para
I përfshirë në trafikun e drogës, plagoset shqiptari në Barcelonë

I përfshirë në trafikun e drogës, plagoset shqiptari në Barcelonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…
Breaking Views

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…

23:16 - 09/01/26

Lamisha Musonda, një ish-lojtar i akademisë së Çelsit ka zbuluar se i kanë mbetur vetëm disa ditë jetë dhe se...

Lexo më shumë
Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

22:52 - 09/01/26
BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

22:36 - 09/01/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

21:19 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com