GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ilir Daja: Luajmë kundër një prej ekipeve më të forta polake, të gjitha energjitë nesër në fushë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Daja: Luajmë kundër një prej ekipeve më të forta polake, të gjitha energjitë nesër në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet, pasi “groposi” Hajduk Split në Conference League. Objektivi i radhës për ekipin e Ilir Dajës është Jagiellonia. Daja gjatë një konference për shtyp në transfertën polake ka përgëzuar rivalin, ndërsa është ndalur edhe te plani se si do të zëvendësojë hendekun e lën nga largimi i Zabërgjas dhe Mandela në fazën ofesive.

“Po e filloj me një kujtesë afatshkurtër, që Jagiellonia ka bërë shumë mirë vjet në Conference League, ku në dijeni time është eliminuar në çerekfinale.

E di që është nga ekipet më të forta të Polonisë dhe bën një futboll të mirë gjatë fazës mbrojtëse dhe në sulm, kjo si meritë e trajnerit dhe stafit të tij. Kanë gjithmonë të pranishëm lojtarin e 12-të, publikun. Dihet se klubet që dalin deri në ‘play off’-in e Confernce League janë ekipe që e meritojnë dhe një nga këto është edhe Jagiellonia. Pra, përballë do të kemi një ekip të fortë dhe për të bërë ne punën tonë, duhet të sakrifikojmë shumë.

E falënderoj kolegun për fjalët që ka thënë. Edhe ne jemi një ekip me histori e traditë në futbollin shqiptar, por që rikthehemi në Europë pas disa vitesh mungesë. Mandela dhe Zabërgja? Janë dy lojtarë që kanë qenë golashënuesit tanë më të mirë në sezonin e fundit dhe futbollistë shumë të rëndësishëm për ne. Por, tashmë ne u kemi uruar suksese në klubin e ri ku kanë shkuar në Ukrainë. Ndonëse koha është e shkurtër, duhet të mësohemi se ata nuk janë më pjesë e skuadrës sonë.

Së fundmi, kemi bërë një afrim në merkato, që nesër mund të jetë pjesë e lojës (Bernard Berisha), si në start dhe gjatë zhvillimit të sfidës. Do të mundohemi që sa i përket pjesës së lojës, t’i zëvendësojmë sa më mirë të jetë. Çdo tur ndryshon nga turi tjetër, ashtu siç ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Hajduku dhe Jagiellonia janë dy ekipe të forta, po se ku dallojë do të preferoja që të mos i citoja, sepse nesër do ta kemi kundërshtar Jagiellonian. Të gjitha energjitë psikofizike ne i kemi te ndeshja e radhës, jo te e kthimit. Pasi nga kjo varet edhe si do të dalë rezultati. Nëse marrim një rezultat pozitiv, padyshim do të kemi më shumë tifozë. Në të kundërt, mund të ndodhë situatë tjetër”, u shpreh Daja.

 

Etiketa: dajaenergji

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Para
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com