GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

19:34 - 20/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Meta arriti të merrte vetëm 7 981 vota preferenciale në zgjedhjet e 11 Majit, duke përfshirë edhe ato të diasporës, një rezultat zhgënjyes që e la pa mandat, por edhe për faktin se PD i dha forcës së tij politike dy deputetë në listën e sigurt të Tiranës.

Nisur nga kjo situatë, Ilir Meta ka firmosur një shkresë nga qelia e burgut, ku urdhëron Partinë e Lirisë që të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Anëtarët e Kryesisë kanë afat deri më 23 Maj që të dorëzojnë një raport me shkrim mbi aktivitetin elektoral në terren, teksa raportet do të analizohen në mbledhjen e Kryesisë më 1 Qershor.

Më konkretisht Meta kërkon:

“1. Secili anëtar i Kryesisë të paraqesë brenda datës 23 Maj 2025, një raport me shkrim mbi aktivitetin elektoral në terren të zhvilluar në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit, qendrat e votimit ku ka punuar dhe rezultatin e tyre, votat personale që ka raportuar dhe reflektimin e tyre në rezultatin përfundimtar.

2. Raport mbi angazhimin personal ditën e votimit më 11 Maj, në Njësinë dne qendrën e tij të votimit, si dhe në ditët pasuese të numërimit të votave në Njësinë dhe QV e marra përsipër.

3. Raport i posaçëm nga Sekretari për Diasporën mbi aktivitetin e Komisionit të ngritur për verifikimin e votuesve jashtë vendit, votat e identifikuara dhe analizën e rezultatit të votave në diasporë për Qarkun Tiranë.

4. Këto të dhëna të paraqiten te Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, i cili së bashku me Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Z. Edmond Haxhinasto dhe anëtarin e Sekretariatit për Organizimin, Z. Rexhep Ballmi kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin paraprak në bashkëpunim me drejtuesit ose të ngarkuarit e njësive për Qarkun e Tiranës.

5. Më datë 1 Qershor 2025, raportet të analizohen në mbledhjen e Kryesisë.”

Lajmin e ka bërë me dije vetë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar shkresën, teksa krahas saj shkruan:

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.”

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Milani do vetëm italianë, ja pse Igli Tare plotëson kushtin

Tare drejtor sportiv te Milani? Mediat italiane: Është shumë pranë nënshkrimit të kontratës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com