GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ilir Proda ‘shkrin’ një komisariat të tërë në Tiranë pasi i arrestuan mikun

17:04 - 10/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Proda ‘shkrin’ një komisariat të tërë në Tiranë pasi i arrestuan mikun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas informacioneve, “zemërimi” i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. Në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.

Altin Morina akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Krujës. Ai njihet për lidhjet e tij të ngushta me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe kishte qëndruar për muaj të tërë në arrati.

Edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli dje për këtë çështje duke deklaruar se drejtorit të Policisë i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirimin e tij.

Berisha po ashtu tha se rendi dhe siguria janë në duart e krimit duke shtuar se në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.

“E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. 

Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri”, tha Berisha.

Etiketa: komisariatproda

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para

Do korruptonte drejtorin e AKU, GJKKO dënon me shërbim prove biznesmenin Namik Koçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com