GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

ILO jep alarmin: Popullsia e Shqipërisë po plaket, të moshuarit kanë nevojë për përkujdesje

09:00 - 01/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
ILO jep alarmin: Popullsia e Shqipërisë po plaket, të moshuarit kanë nevojë për përkujdesje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe aktualisht rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.

Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është ngritur qoftë edhe teorikisht, ndajmoshat e treta në pamundësi nuk gëzojnë kujdes social për të pleqëruar me dinjitet.

“Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë” vuri në dukje ILO.

Në vitin 2020, një në 6.8 persona ishte mbi 65 vjeç. Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050.

Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2020, popullsia mbi 65 vjeç është rritur nga 180 mijë në 420 mijë dhe dukë zënë rreth 15% të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5% më 1990.

Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050.

Kombet e Bashkuara targetojnë se së paku 90.9 mijë persona të moshës 65 vjeç e lart vlerësohet se, kishin nevojë për kujdes afatgjatë që në vitin 2020. Numri i të moshuarve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë do të rritet me shpejtësi në mbi 161 mijë deri në vitin 2050.

Kosto e parashikuar e kujdesit puna është të paktën 1.08% e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme.

Rritja është më e ndjeshme për gratë, pasi ato kanë jetëgjatësi së paku 5 vite më shumë se burrat.

Për të vlerësuar koston e kujdesit afatgjatë, supozohet se çdo i moshuar që ka nevojë për kujdes kërkon një orë punë përkujdesjeje në ditë bazuar në pagën mesatare.

ILO vë në dukje kujdesit social rajonal aktualisht është i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesën në rritje për kujdes afatgjatë për të moshuarit. Aktualisht, vetëm 1.6% e të moshuarve në nevojë për përkujdes përfitojnë nga shërbimet e kujdesit social.

Gjithashtu ka pabarazi gjeografike në aksesin në shërbimet e kujdesit social ndërmjet rajoneve në Shqipëri. Institucionet e kujdesit rezidencial mund të pranojnë vetëm 0,78% të numrit të vlerësuar të te moshuarve në nevojë.

Kapaciteti aktual i kufizuar i sistemit publik të kujdesit afatgjatë nënkupton që të moshuarit e dobët nuk kanë asnjë alternativë, por mbështeten në familjet dhe të afërmit e tyre.

“Megjithëse mbështetja e familjes është thelbësore, e lidhur fort me kulturën tradicionale shqiptare, ofrimi i kujdesit afatgjatë, i cili varet shumë nga kujdestaret femra të papaguara, nuk konsiderohet më një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj, ekziston një nevojë më e madhe për ofrim formal të kujdesit afatgjatë”, rekomandon ILO.

Të moshuarit që jetojnë vetëm në zonat rurale dhe të largëta janë veçanërisht të pambrojtur. Vlerësohet se 46% e popullatës mbi moshën 65 vjeç e lart jetojnë në zona rurale.

Ata nuk jetojnë me anëtarët e familjes dhe nuk kanë akses në shërbimet formale të kujdesit afatgjatë. Të moshuarit në zonat rurale gjithashtu përballen me disavantazhe në pensione, akses në kujdesin shëndetësor dhe programe të tjera të mbrojtjes sociale. /Monitor/

 

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Tronditet Lezha, hidhet në erë biznesi

Tronditet Lezha, hidhet në erë biznesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua në pikën e pagesës ‘La Turbie’ në autostradën A8, ndërsa drejtonte makinën e tij. Bagazhi...

Lexo më shumë
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com