GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PS Ulsi Manja lexon raportin e PS kundër kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Manja thotë se pretendimet e SPAK janë hipotetike dhe të pabazuara në prova apo fakte. Në raport thuhet se për sa kohë Belinda Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, nuk ka më asnjë rrezik real të prishjes së provave.

“Kam që nga viti 2013 jam në këtë sallë dhe në fakt në këtë sallë kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzës që vjen në këtë kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e një anëtari parlamenti. Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar në analizën e provave, fakteve dhe rrethanave të një kërkese të SPAK sesa sot. Gjë  cila në fakt bie ndesh në frymën e nenin 73 të Kushtetutës, madje këtë raport kaq të detajuar nuk ke kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as në 21 dhjetor 2023 kur këtu kishim kërkesën e SPAK për një tjetër anëtarë, por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte ndryshe nga sot, rrëzimin e kërkesës me argumentit se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të procedurës penale. N raportin e shumicës do t’i qëndroj besnik kushtetutës.

Në emër të anëtarëve të shumicës, në momentin që e paraqitëm raportin tonë për kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, ka ndodhur një realitet i ri. Juridik që e ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK. Ky fakt ka të bëjë me atë që deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Masa e sigurimit personal, ajo e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më asnjë efekt, në të njëjtën linjë, raporti ynë e qartëson edhe narrativen mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën e aplikimit masave më të rënda, prishja e prova, apo arratisje, janë hipotetike për sa kohë lidhet me ushtrimin e funksioneve ekzekutive, detyra në fjalë që nuk i ushtron më.  Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik që bie ndesh me shtetin e të drejtësh dhe prezumimin e pafajësisë. Është e domosdoshme që kuvendi të flasë qartë, të dalë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor. Kuvendi nuk është sot përballë një votimi të zakonshëm, jemi përballë një vendimmarrje q prek lirinë personale të një deputeti, ushtrimin e mandatit dhe balancën ndërmjet pushteteve. Kuvendi ska kompetencë të gjykojë fajësinë”, tha Ulsi Manja.

gijotina.com/

Etiketa: Ulsi Manja

Lajme të lidhura

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com