GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët, Berisha: Rama nuk shpëton duke bërë kurban Peleshin

12:32 - 21/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët, Berisha: Rama nuk shpëton duke bërë kurban Peleshin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët solli edhe njëherë vëmendjen tek afera e inveneratori të Elbasanit.

Sipas Berishës, Rama nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban Peleshin, pasi ai është i zhytur me firmën e tij.

“Së pari, Edi Rama është kokë e këmbë dhe me firmën e tij i zhytur dhe kryesor në aferën e djegësave.

Këtu, unë kam një vendim të datës 2 nëntor të vitit 2014. Edi Rama me firmën e tij rishikon buxhetin afatmesëm dhe fut në këtë rishikim djegësin e Elbasanit, kontrata për të cilin do firmosej vetëm një muaj më vonë. Kjo shkresë është e datës 2 nëntor, në një kohë kur kontrata është firmosur ditën fatale, siç e kanë quajtur mediat, të qeverisë për djegësat, 16 ose 17 dhjetorin.

Së dyti, Edi Rama është personi që ka firmosur lejen e ndërtimit të djegësit të Elbasanit. Kryetari i komitetit ndërministror të emergjencës civile, e ka quajtur veten Edi Rama dhe keni këtu të firmosur planimetrinë dhe lejen e ndërtimit.

Së treti, Edi Rama, tani të lexojmë pak shkresën, sepse këtu Peleshi ka firmosur në një shkresë ku thotë në mungesë dhe me porosi. Për kryeministrin e vendit nuk mund të firmosë kurrë kush pa autorizimin e tij.

Mund të jetë pesë zëvendëskryeministra, asnjëri nuk mund të firmosë nëse nuk autorizohet nga kryeministri. Autorizimi i kryeministrit për firmën mbi dokument është përgjegjësi e plotë e kryeministrit.

Dmth autorizimi që i bën kryeministri, e bën atë përgjegjës njëlloj, sikur ka firmosur vetë sepse Këshilli i Ministrave me Kushtetutë, drejtohet nga kryeministri dhe jo nga zëvendësi. Në çdo rast, kur një firmë vihet në mungesë dhe me porosi, përgjegjësia e parë është e atij që ka porositur. Se si mendon Rama të shpëtojë, duke bërë kurban Peleshin, kjo nuk mund të ndodhë. Nuk ka drejtësi në botë që mund ta bëjë këtë.

Peleshi është përgjegjës vetë se ka firmosur një akt të kundërligjshëm dhe çdo njeri që vepron në kundërshtim me ligjin, është përgjegjës për veprimin e tij përpara ligjit. Ndaj kjo jo nuk e lehtëson Ramën, por përkundrazi bën përgjegjës Ramën dhe zëvendësin e tij, i cili mesa duket do të shkojë bashkë me të.”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Edi Ramainceneratori i elbasanitKryesore1niko peleshiSali Berisha

Lajme të lidhura

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë
Aktualitet

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:41 - 05/03/26
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare
Breaking Views

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Klodian Braho raporton 4 orë në Komisionin Europian për SPAK-un
Breaking Views

Klodian Braho raporton 4 orë në Komisionin Europian për SPAK-un

20:51 - 04/03/26
Para
Kujdes nga hajdutët! Turistes i vjedhin celularin duke pirë në lokal

Kujdes nga hajdutët! Turistes i vjedhin celularin duke pirë në lokal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim
Aktualitet

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

08:49 - 05/03/26

Ndonëse qarku i Korçës është një nga përfituesit kryesor të investimeve në infrastrukturë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, pothuajse çdo...

Lexo më shumë
Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:41 - 05/03/26
Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

08:19 - 05/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 05/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Mars 2026

07:36 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com